22.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

VV është e gatshme për zgjedhje

visar ymeriShumë më mirë është të shkohet në zgjedhje sesa të vazhdohet dëmtimi i interesave të Kosovës deri në pakthim. Megjithatë, ne mendojmë se ka zgjidhje edhe pa zgjedhje. Ne jemi shumicë parlamentare, i kemi numrat dhe na takon t’i formojmë institucionet”, ka thënë Ymeri.

Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, por janë gjendje shumë më e mirë se vazhdimi i dëmtimit të interesave të vendit. Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për proces të ri elektoral dhe në to do të garojë si e vetme.

Deputeti i kësaj partie Visar Ymeri, ka thënë në një intervistë për gazetën Tribuna se VV nuk e ka ndërmend që ta mbështesë bllokun në një mundësi të re që të kërkojë sqarime ose të ngritin pyetje të reja në Gjykatën Kushtetuese. “Lëvizja Vetëvendosje e sheh këtë gjykatë si të kapur dhe si e tillë jokredibile. Në aktgjykimin e fundit të saj karshi çështjes së themelimit të institucioneve Gjykata Kushtetuese jo vetëm që nuk e ka sqaruar çështjen por ka nxjerrë aktgjykim duke e shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Faktori kryesor pse jemi sot në këtë gjendje, krahas uzurpimit që PDK ia ka bërë Kuvendit, është Gjykata Kushtetuese e cila është vendosur tërësisht në funksion të interesit politik të PDK-së”, ka thënë Ymeri. Por, sipas tij, ka zgjidhje edhe pa shkuar fare në zgjedhje sepse blloku i ka numrat dhe i takon atyre të krijojnë institucionet.

Ai ka shpjeguar se kanë kërkuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që të ushtrojë trysni në kryesuesen e seancës Flora Brovina, që të thërrasë vazhdimin e seancës sa më parë. Sipas Ymerit, është e papranueshme që deputetja Brovina vetëm se i ka takuar ta udhëheqë seancën në bazë të kriterit të moshës, ta mbajë peng atë për interesa të partisë së saj.

Tribuna: Si e vlerësoni marrëveshjen e koalicionit LAN me VV-në dhe a duhet të rishikohet kjo marrëveshje?

Ymeri: Marrëveshja e Lëvizjes Vetëvendosje me koalicionin LDK-AAK-Nisma është marrëveshje e parimeve për të mirën e vendit. Për herë të parë kemi një marrëveshje, në të cilën nuk janë fokus interesat individuale dhe grupore, por interesat politike dhe ekonomike të vendit.

Tribuna: A mendoni se brenda bllokut ka vullnet të çeliktë për ndërtimin e institucioneve pa PDK-në?

Ymeri: Tashmë është deklaruar në shumë raste refuzimi kategorik që të gjitha subjektet politike në Kosovë ia kanë bërë mundësisë së bashkëqeverisjes me PDK-së. Ekziston një dakordim i përgjithshëm se qeverisja e PDK-së në këto dy mandate e ka degraduar Kosovën ekonomikisht, politikisht dhe territorialisht. Gjatë kësaj kohe kemi shpronësim të popullit nga disa nga asetet kryesore ekonomike siç janë aeroporti dhe KEDS-i, si dhe tentimi për privatizimin e Telekomit, kemi zhvleftësim të pavarësisë së Kosovës në negociata me Serbinë, si dhe shkelje të rendit kushtetues dhe administrativ e cenim të integritetit territorial në marrëveshjet e dëmshme dhe koncesionet që kjo qeveri ia ka bërë Serbisë.

Tribuna: Nëse rrezikohet të shkohet në zgjedhje, a është më mirë që ndonjë nga partitë e bllokut t’i bashkohet PDK-së në ndërtimin e institucioneve apo vendi të shkojë në zgjedhje?

Ymeri: Shumë më mirë është të shkohet në zgjedhje sesa të vazhdohet dëmtimi i interesave të Kosovës deri në pakthim. Megjithatë, ne mendojmë se ka zgjidhje edhe pa zgjedhje. Ne jemi shumicë parlamentare, i kemi numrat dhe na takon t’i formojmë institucionet.

Tribuna: A mendoni se VLAN-i duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese?

Ymeri: Lëvizja Vetëvendosje e sheh këtë gjykatë si të kapur dhe si e tillë jokredibile. Në aktgjykimin e fundit të saj karshi çështjes së themelimit të institucioneve, Gjykata Kushtetuese jo vetëm që nuk e ka sqaruar çështjen, por ka nxjerrë aktgjykim duke e shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Faktori kryesor pse jemi sot në këtë gjendje, krahas uzurpimit që PDK ia ka bërë Kuvendit, është Gjykata Kushtetuese e cila është vendosur tërësisht në funksion të interesit politik të PDK-së.

Tribuna: Kur prisni të formohen institucionet?

Ymeri: Ne kemi kërkuar nga presidentja Jahjaga që të ushtrojë trysni në kryesuesen e seancës Flora Brovina, që ta thërrasë vazhdimin e seancës sa më parë. Është e papranueshme që deputetja Brovina vetëm se i ka takuar ta udhëheqë seancës në bazë të kriterit të moshës, ta mbajë peng atë për interesa të partisë së saj.

Tribuna: A është e gatshme VV për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe a do te kandidoni si subjekt i vetëm apo ne koalicion?

Ymeri: Ne gjithmonë jemi të gatshëm për zgjedhje dhe në to garojmë si subjekt i vetëm, me programin tonë politik dhe Alternativën tonë Qeverisëse. Por, po e përsëris zgjidhja nuk janë zgjedhjet, sepse as nuk ka bazë kushtetuese për to. Zgjidhja gjendet brenda Kuvendit të Kosovës me respektimin e parimit të shumicës parlamentare.

Më Shumë

TIKA ndihmon bujqit e Mamushës, ndanë 200 makina për spërkatje

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (T?KA) ka ofruar mbështetje për 200 bujq të qytetit të Mamushës në Kosovë duke shpërndarë makina për spërkatje....

Golden Eagle Ylli me investime të mëdha, synohet rikthimi në majat e basketbollit kosovar

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit, duke u pozicionuar si një organizatë me vizion profesional...

Lajmet e Fundit