2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ymeri: Marrëveshja Thaçi –Daçiç, e ka kthyer Kosovën, para shpalljes së Pavarësisë

Visar Ymeri ne BukoshDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri ka vlerësuar se marrëveshja marrëveshja Thaçi –Daçiç , e ka kthyer Kosovën, politikisht para shpalljes së Pavarësisë. “Ne jemi munduar në të gjitha ligjërimet tona, qoftë në Kuvend, emisione televizive dhe debate të tjera, t’i bëjmë të qarta dëmet e mëdha që kjo marrëveshje po i sjell vendit, para se të provojmë ta ndalojmë atë”, tha Ymeri, në një takim me qytetarët e fshatit Bukosh të Komunës së Suharekës.

Ymeri ka treguar edhe efektet e para të dëmshme të kësaj marrëveshje. Ai përmendi heqjen e logos së Republikës së Kosovës nga dokumentet zyrtare, emërimin i Nenad Gjuriqit për komandant rajonal,që sipas tij, ka qenë një ish -polic të Millosheviçit, si dhe zgjedhjet lokale, të cilat u shpallën nga Ivica Daçiç, ende pa u shpallur nga institucionet e Kosovës. “Kur t’i mbledhim këto fakte vijmë në konkludimin se Kosova ngadalë por sigurt po bie në varshmëri ndaj Serbisë, sepse tani çdo gjë po vendoset në koordinim me Serbinë”, tha Ymeri.

Ai po ashtu foli edhe për karakterin e marrëveshjes duke sqaruar që ratifikimi ishte i njëanshëm.“Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk e ratifikon marrëveshjen, që tregon se nuk ka karakter ndërkombëtar”, tha Ymeri.

Ai foli edhe për dy çështje shumë negative që derivojnë nga marrëveshja,që sipas tij, janë Ligji për amnisti, që amniston një grup shoqëror, e liron atë përveç nga ndjekja penale edhe nga hetimi, si dhe rishikimi i buxhetit për ta akomoduar të ashtuquajturin Fondin Zhvillimor për Veriun.

“ Po krijohet një buxhet paralel nga i cili do të financohet Asociacioni i komunave serbe, e duke e varfëruar edhe më tepër buxhetin e varfër të Kosovës. Pas fjalës së tij ai u përgjigj në shumë pyetje të qytetarëve”, tha Ymeri.

Leonard Shala, kryetar i Qendrës Vetëvendosje! në Suharekë, në këtë takim foli për mobilizimin dhe strukturën e VV-së në këtë komunë dhe ndikimin e forcuar të saj në jetën politike dhe shoqërore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka hap dyert për mërgimtarët, siguron parkingje falas për festat e fundvitit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë vendim që tri parkingje të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit. Ai ka...

Arrestohet kampioni i boksit Florian Marku

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është arrestuar në Gjermani. Mësohet se ai ishte në kërkim nga autoritete greke, si i dënuar me 7...

Lajmet e Fundit