Mbi 20 nëndegë të LDK-së në Prizren, kërkojnë nga lideri i tyre, Isa Mustafa, që të përzgjidhet me marrëveshje kandidati për kryetar të Prizrenit. Ata propozojnë që të mbahet një Kuvend, i cili do të nxjerrë një kandidat të pakontestueshëm nga askush. “Kërkojmë edhe nga Kryesia e LDK-së në Prizren, që emërimi i kandidatit për kryetar të Prizrenit, të dalë me marrëveshje gjithëpërfshirëse duke dëgjuar edhe zëri i të gjitha nëndegëve”, thuhet në kërkesën e nëndegëve të LDK-së në Prizren, dërguar liderit të tyre Isa Mustafa.
Kryesia e LDK-së në Prishtinë, dje ka emëruar një numër të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës. Edhe pse LDK-ja në Prizren, ka dërguar dy emra për kryetar, atë të Eqrem Kryeziut dhe Hanifi Muharremit, Kryesia në Prishtinë, nuk ka bërë emërimin i asnjërit prej tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Dega në Zhur, ndërkaq ka propozuar Nijazi Ademajn për kandidat për kryetar të Prizrenit. Emri i Ademajt është dërguar edhe në Kryesi të LDK-së në Prishtinë.
Dega e LDK-së në Prizren dhe ajo në Zhur, nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit.
Këto dy degë të LDK-së, në mungesë të gjetjes së një kandidati të përbashkët, veç e veç, i kanë dërguar propozimet e tyre në Prishtinë për kryetar të Prizrenit.
Kryetari i LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj ka thënë se Nijazi Ademaj është propozuar për kryetar të Prizrenit, pasi që Dega e LDK-së në Prizren, nuk ka përfillur kërkesën për të dalur me një kandidat të përbashkët. “Po është e vërtet që LDK-ja në Zhur ka dal me kandidatin e vet për kryetar të Prizrenit. Kryesia ka propozuar që Nijazi Ademaj të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Prizrenit”, ka thënë Vezaj për “PrizrenPress”.
Burimet e “PrizrenPress-it”, bëjnë të ditur se arsye kryesore pse nuk është emëruar dje kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, ka qenë mospajtimet që kanë dal në mes Degës së Prizrenit, Zhurit dhë nëndegëve të tjera të LDK-së. “kandidati i pakontestueshëm do të unifikon dëget dhe nëndegët dhe kërkesat e elektoratit të LDK-së”, vlerësojnë përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së në Prizren. /PrizrenPress.com /
Më poshtë ju sjellim nënshkrimet nga nëndega e LDK-së në Prizren, dërguar krytarit të LDK-së, Isa Mustafa: