21.1 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Parlamenti Studentor i UPZ-së kërkon anulimin e konkursit të nivelin Mastër në FSHK

Nehat Gashi RDK ne PrizrenParlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, kërkon anulimin e konkursit të nivelit Mastër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Kryetari i PS-së, Nehat Gashi thotë se shumë studentë kanë ankesa rreth këtij konkursi.

“Pas ankesave të shumta të pranuara nga ana e Studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike që kanë përfunduar studimet themelore në UPZ, dhe pasi që kemi vërejtur që janë bërë shkelje të rënda të Konkursit publik dhe Statutit të UPZ-së. Kërkojmë nga Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren të bënë anulimin e provimit pranues të organizuar më 17.10.2014, me kandidatët për studentë në nivelin Mastër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike”, thotë Gashi.

Kërkesa e plotë e Parlamentit të Studentëve

Përmes konkursit publik të shpallur me 7.10.2014, studentët ishin njoftuar me kushtet për pranim në Nivelin Mastër, si në vijim:
“KUSHTET E PËRBASHKËTA TË KONKURSIT
Në studimet pasdiplomike – Master do të pranohen kandidatët të cilët i kanë përfunduar studimet Bachelor apo ato para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në fakultetet përkatëse të Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti” apo të Universiteteve tjera, e që kanë kanë arritur notën mesatare 7.50 e më lart. Përzgjedhja e këtyre kandidatëve bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve.
Në rast kur numri i kandidatëve është më i vogël se numri i paraparë me konkurs, atëherë mund të pranohen edhe kandidatë me notë mesatare më të ulët se 7.50, por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues të përgatitur nga Komisioni i Studimeve i njësisë akademike.”

Ndërsa më datën 15.10.2014, pas mbylljes së konkursit, në orët e vona të mbrëmjes, pas një “vendimi” të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, kandidatët ishin njoftuar përmes uebfaqes se do të mbahet provim pranues me të gjithë kandidatët, teksti si në vijim:
“NJOFTIM
I njoftojmë të gjithë studentët e paraqitur për studimet master në FSHK, se të gjithë kandidatet e interesuar do ti nënshtrohen provimit pranues, pa marre parasysh notën mesatare, pasi që ka numër të madh të të paraqiturve me nota mesatare shumë të përafërta.
Data dhe koha e mbajtjes së provimit mbetet sipas konkursit të shpallur.
DEKANATI”
Më ketë rast, me gjithë shkeljet e bëra, koha ka qenë shumë e shkurtër e njoftimit dhe kanë munguar kriteret e çarta të mbajtjes së provimit pranues, gjithashtu mënyra e vlerësimit nuk është e qartë dhe arsyeshmëria nuk është objektive, që lënë hapësirë për manipulim me listën e të pranuarve.
Përmes këtij vendimi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike ka bërë shkeljen të rëndë të institucionit të Konkursit për pranimin e studentëve në nivelin Mastër dhe ka bërë shkelje të rëndë të Statutit të Universitetit.

Dekani gjithashtu ka tejkaluar kompetencat dhe autorizimeve të tij ngase Kriteret për pranim të Studentëve caktohen nga ana e Senatit të Universitetit, shih nenin nenin 47 pika 1.3. dhe nenin 48 pikën 1.11, pikën 1.18.

Kësisoj, vendimi për organizimin e provimit pranues me kandidatët e nivelit Mastër dhe organizimi i provimit pranues është në kundërshtim të plotë me Konkursin publik dhe me Statutin e Universitetit, dhe si i tillë është i kundërligjshëm.

UPZ 45Andaj, kërkojmë nga ana e Senatit të UPZ—së që të anuloj mbajtjen e provimit pranues dhe të kërkojë nga ana e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike që të procedojë me listën e studentëve të pranues në nivelin Mastër në këtë fakultet në bazë të Konkursit publik dhe Statutit të Universitetit, Ligjit për Arsim të Lartë dhe udhëzime administrative përkatëse të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë.
Një vendim i tillë i Senatit do të ishte preventivë për mos lejimin e dështimit të studimeve në nivelin Master në FSHK ngase shumë kandidatë pritet që të ankimohen në instanca më të larta dhe në organet e drejtësisë, që mund të shkaktojë anulimin e Konkursit komplet pas një kohe dhe kësisoj do të ju humb një vit studentëve për shkak të shkeljeve të bëra.

Gjithashtu Kërkojmë nga Rektori dhe Senati që t’i shqiptojë masë disiplinore, rishqyrtimin e pozicionit të tij, Dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike për shkeljen e Konkursit dhe të vendimit të Senatit të bërë dhe për tejkalimin e kompetencave dhe autorizimeve dhe për formën e veprimit jashtë çdo rregulli, kriteri dhe procedure zyrtare ligjore.
Me respekt,
Nehat Gashi,
Kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Më Shumë

Aksioni anti-kontrabandë në Vërmicë, arrestohen oficeri doganor dhe transportuesi i mallrave

Një oficer doganor dhe një transportues mallrash janë arrestuar sot në Vërmicë, në një aksion Anti-kontrabandë. Të dy janë ndaluar për 48 orë. Doganieri dyshohet për...

Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci, shkoi me shokë për pushime

Një 20 vjeçar nga Kosova ka vdekur në Shqipëri. Bëhet fjalë për Anid Hoxhën nga Rahoveci. Lajmi u bë i ditur nga kryetari kësaj komune, Smajl...

Lajmet e Fundit