18.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Tërmkolli: Veç Ramushi kryeministër

Melihate Termkolli-aakDeputetja e AAK-së, Melihate Tërmkolli, thotë se në ditët në vijim mund të ketë marrëveshje politike për dalje nga ngërçi politik në vend. Ajo tha se marrëveshja mund të ridizajnohet edhe nga Blloku por se pozita e Kryeministrit i takon AAK-së.

Tërmolli e ka lënë të hapur mundësinë për ridizajnimin e marrëveshjes së Bllokut. E gjithë kjo, sipas saj, për të mos pësuar më shumë vendi pa institucione.

“Kompromiset politike janë pjesë e politikës, nuk mund të përjashtohen asnjëherë marrëveshjet politike, prandaj unë them që mund të ketë kompromis për zgjidhje të problemit, mund të ketë marrëveshje për zgjidhje të situatës politike por kompromis për qeverisje mendoj që nuk do të ketë”, tha ajo.

“Nuk mund të them që gjithsesi duhet të ridizajnohet ajo që mund të them gjithsesi është që duhet të zgjidhet situata. Duhet gjetur një zgjidhje për këtë situatë që herë-herë po i thonë ngërç e herë me emra të tjerë por nuk guxojmë të shkojmë edhe shumë për shumë arsye qofshin ato politike, qofshin ato ekonomike, qofshin edhe të vetë qytetarëve tanë sepse na kanë dhanë votën për me zgjidh problemin e jo me qenë pjesë e problemeve”, tha Tërmkolli për RTV21.

Por ridizajnimi, sipas Tërmkollit, nuk është zgjidhja e parë.

“Nuk e përjashtoj mundësinë, nuk e përjashtoj këtë mundësi, por konsideroj që nuk është zgjidhja e parë, as nuk është zgjidhja e vetme kjo për të zgjidhur situatën në të cilën jemi”, tha Tërmkolli.

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron një pistoletë

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër-kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku është...

Totaj pret atletin e MMA-së nga Velezha, Gjoni Palokaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot atletin e MMA-së (Mixed Martial Arts) me prejardhje nga Velezha, Gjoni Palokaj. Palokaj aktualisht mban dy tituj...

Lajmet e Fundit