Gashi e do Bllokun fleksibil, dinamik e të vendosur

ArbenGashi-LDKDeputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi ka thënë se nuk është pritur që bllokada institucionale të vazhdojë kaq gjatë.

Ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se mënyra se si është ndryshuar situata politike është pamundësuar zgjidhja e saj, duke reflektuar negativisht në të gjitha fushat e jetës institucionale.

“Blloku duhet të tregohet fleksibil, dinamik dhe i vendosur. Fleksibil të jetë, pra me veprime të shpejta. Dinamik, që partitë duhet të ripozicionohen dhe rikonstruktohen, dhe të vendosur me veprime të prera të sakta dhe të sigurta për ndryshimin e qeverisjes në Kosovë. Kjo nënkupton largimin nga qeverisja e PDK-së”.

“Duhet të krijojmë një situatë tjetër, të dalim nga kjo status-quo,. Unë po konstatoj se PDK ka harxhuar të drejtën e saj për partneritet në Qeverinë e Kosovës. E dyta, LDK-VV-AAK-Nisma kanë numrat e nevojshëm për të formuar Qeverinë e Kosovës”.

“Kemi bllokadë për shkak të pamundësisë së PDK-së që të krijojë partneritet. Blloku nuk e konsideron si partner strategjik PDK-në”, tha Gashi.

Ai ka thënë se Presidentja do të mund ta lehtësonte këtë bllokadë duke kërkuar nga Kushtetuesja sqarime shtesë për pikën 127.

“Presidentja mund të ofronte një ndihmë shtesë nëse do të kërkonte sqarim shtesë për pikën 127 nga Kushtetuesja”.

Sipas Gashit, kryetari i LDK-së do të duhej të merrte pozitën e kryeministrit. Ai i ka bërë thirrje bllokut që ta kenë në konsideratë këtë rikonstruktim.

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit