29.3 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Diplomatët e Kosovës po “lobojnë” për PDK-në dhe kundër Bllokut

Thaci enver hoxhajDiplomatët e Kosovës, përfshirë edhe disa ambasadorë në disa prej kryeqendrave kryesore të Evropës siç janë Brukseli, Berlini, Berna, Vjena por edhe në Washington, në vend se të përfaqësojnë shtetin e tyre dhe agjendat zyrtare shtetërore, nga Ministri i Jashtëm Hoxhaj dhe Kryeministri në detyrë Thaçi kanë marrë direktiva konkrete dhe janë angazhuar tash 2 muaj intensivisht për të lobuar për PDK-në dhe kundër Bllokut.

Ajo që burime diplomatike në Bruksel dhe Berlin i kanë thënë Gazetës Blic është se diplomatët po kërkojnë edhe takime të veçanta me diplomatë dhe udhëheqës referatesh për Ballkin ku në mënyrë eklatante po ua keqinterpretojnë situatën e krijuar në Kosovë duke tentuar që t’i bindin zyrtarët ndërkombëtarë se kinse “humbësit e zgjedhjeve duan të bëhen fitues”.
Jo pak diplomatë të huaj ndjehen të habitur kur dëgjojnë se PDK-ja nuk ka dalur fitues e zgjedhjeve e vetme por në koalicion me tri parti tjera, përfshirë edhe “një parti me agjendë fetare islamike” dhe se diplomatët kosovarë kur i“informojnë“ nuk ua thonë këtë.

Poashtu në bisedat e tyre diplomatët nga Kosova (emrat e të cilëve Gazeta Blic i ka dhe në ditët në vijim do t’i botojë) përmendin faktin se koalicioni paszgjedhor i ka të “siguruara” votat në Kuvend. Në vend të kësaj vëtëm u thonë se “Hmbësit e zgjedhjeve po mundohen në mënyrë anti- kushtetuese të vijnë në pushtet”.
Në anën tjetër një burim i lartë diplomatik në Bruksel e ka quajtur bukur “naive” këtë sprovë të Prishtinës për të “lobuar” për rrethanat e brendshme politike.

“Ne i kemi në Kosovë edhe në nivel nacional edhe në atë multilateral përfaqësuesit tanë. Dhe është naive kur kjo gjë ose harrohet ose të mendohet që s’jemi të informuar për rrethanat në Prishtinë. E tëra është për keqardhje”, ka thënë ky burim diplomatik për Gazetën Blic.

Përndryshe nuk ka nevojë këtu të thuhet se si në të gjtiha shtetet demokratike edhe diplomacia e Kosovës do të duhej t’i shërbejë shtetit e jo ndonjë partie politike. Por sikur edhe disa institucione në Kosovë, ku do të duhej të jenë të pavarura, nga partia në pushtet -PDK-ja , edhe diplomacia e Kosovës që është vënë tërësisht në shërbim të partisë. /Gazeta Blic

Më Shumë

Arrestohet në Prizren 32-vjeçari nga Prishtina, dyshohet për tri vjedhje të rënda

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë arritur ta arrestojnë një person i cili dyshohet...

Mbi 100 zjarre të raportuara në Kosovë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, dje në disa zona të Kosovës...

Jeta me harrimin

Lajmet e Fundit