18.4 C
Prizren
E hënë, 19 Maj, 2025

Ramë Vataj nisi detyrën si rektor i Universitetit të Prizrenit

RameVataj-UPZProf. Dr. Ramë Vataj, sot ka pranuar zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, nga ana e u. d. të rektorit të gjertanishëm, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini.

Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, rektori Vataj falënderoi të gjitha menaxhmentet e gjertanishme për punën e bërë në të mirë të Universitetit dhe u zotua që do të punojë me të gjitha kapacitetet e tij për ta zhvilluar këtë Universitet.

“Unë besoj dhe angazhohem me të gjitha kapacitetet e mia njerëzore, akademike e intelektuale dhe i vë në dispozicion të gjithë punëtorëve të Universitetit, kolegëve, stafit akademik dhe asistentëve që të realizojmë qëllimin për një Universitet të zhvilluar në çdo aspekt që do të krenohemi të gjithë”, u shpreh ai, duke shtuar se një respekt të veçanet do të kenë studentët që janë pjesë e Universitetit të Prizrenit.

“Nuk do të kursehemi që puna akademike e shkencore e Universitetit të Prizrenit të avancohet. Unë zotohen se bashkë me stafin që do ta kem, do të jemi në shërbim të gjithëve dhe do ta kemi parim të respektojmë ligjin dhe statutin dhe rregulloret që kanë të bëjnë me arsimin e lartë dhe do të punojmë ndershmërisht dhe paanshmërish në të mirën e të gjithëve”, është zotuar rektori Vataj.

U. D. i gjertanishëm i rektorit të UPZ-së, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, tha se rektori i ri ka një përvojë pedagogjike mjaftë të gjatë dhe shprehu besimin e tij që Rektori Vataj bashkë me menaxhmentin e ri dhe të gjithë punëtorët do ta qojnë përpara Universitetin.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryesuesi i Këshilli Drejtues të UPZ—së, Avdulla Aliu, zv.kryesuesi Bekim Gashi dhe zyrtarë të tjerë të Universitetit.

“Së bashku të gjithë duke e dhënë kontributin ky Universiteti do të shkojë përpara dhe për këtë nuk dyshoj. Reaktorit të ri i dëshiroj shëndet dhe sukses në punën e mëtutjeshme”, u shpreh Shemsidini.

Ndërkaq, edhe Kryetari i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Prof. Dr. Avdullah Aliu, e uroi rektorin e ri për marrjen e detyrës duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punë.

”Urojmë për një ardhmëri të mirë të këtij Universiteti”, u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues të UPZ-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Alley Oop në Therandë

Turneu i gjashtë i Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Therandë. Ky event do të mbahet më 25 maj në Palestrën “13 Qershori”...

Ndahet nga jeta avokati Ruzhdi Berisha

Ka ndërruar jetë avokati nga Prizreni, Ruzhdi Berisha. Familjarët kanë bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh...

Lajmet e Fundit