Rektorin Vataj e urojnë përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta

20141029164339913646Përmes një komunikate për media të Universitetit të Prizrenit, thuhet se rektori i ri, Ramë Vataj vazhdon të pranojë urime për postin e ri.

Sipas të njëjtës, rektori Vataj ka pritur në një takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, në Prizren.

Ata e uruan Vatajn për marrjen e detyrës së rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti”, duke i dëshiruar suksese në punë.Ramë Vataj ka qenë këshilltarë i Enver Hoxhajt, derisa ai ishte ministër i Arsimit, ndërsa ka qenë edhe kandidat për kryetar të Suharekës, nga radhët e PDK-së.

E sipas komunikatës, rektori Vataj i falënderoi përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e shenjtë e UÇK-së për vizitën dhe urimet dhe i siguroi se kjo shtresë e shoqërisë do të ketë trajtim të veçantë në mandatin e tij si rektor i UPZ—së.

“Falë kontributit në veçanti të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuuar për çlirimin e vendit, sot Kosova e gëzon lirinë dhe shtetësinë”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit