5.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Pushteti merret me votë, jo me protesta

BajramRexhepi-ministerNënkryetari i PDK’së dhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, s’është befasuar me deklarimet e fundit të zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët kanë kërkuar që përmes protestave ta largojnë nga pushteti Kryeministrin Hashim Thaçi.

Sipas tij, Vetëvendosje vetëm po i kthehet metodave të vjetra të saj.

Bajram Rexhepi thotë për Politiko.net se nuk beson që një “ide e tillë e papjekur” do të gjejë mbështetjen e partnerëve tjerë të Koalicionit, LDK, AAK dhe Nisma.

“Së pari pushteti merret vetëm me votën e qytetarëve, në bazë të legjislacionit në fuqi dhe unë jam shumë i bindur që partitë tjera nuk do të bien pre e këtyre ideve që absolutisht janë të papjekura dhe do të ketë një pjekuri nga partitë tjera”, thotë Rexhepi.

“Kështu që protesta janë ato që më së paku i nevojiten Kosovës në këto momente”.

“Ata kanë pasur ambicie tjera për të ardhur në pushtet, por e shohin se nuk po mund të vijnë me metoda demokratike dhe tash po i kthehen formës së mëhershme. T’i kthehen ose po pretendojnë t’i kthehen formës së mëhershme”, deklaroi nënkryetari i PDK’së, Bajram Rexhepi për Politiko.net.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje mendon se rruga e vetme për ta larguar Kryeministrin Thaçi nga pushteti është reagimi qytetar.

Andaj, ka kërkuar përkrahje nga partnerët e koalicionit LDK-AAK-Nisma.

“Mendoj se kjo është rruga e duhur në këto momente, për shkak se në gjitha pushtet e kriminalizuara dhe autoritare, përveç që është bashkuar opozita në ato vende, ajo ka dalë në rrugë dhe bashkë me qytetarët e ka ndërruar sistemin”, ka thënë Dardan Molliqaj i VV’së, duke shpresuar se një ide e tillë do të gjejë edhe mbështetjen e partnerëve të koalicionit, përkatësisht LDK’së, AAK’së dhe Nismës. /Politiko.net/

Më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Lajmet e Fundit