Arrestohet një mjek në Malishevë

arrestim-300x225Hetues rajonalë nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit, të enjten pasdite kanë arrestuar një mjek të Shtëpisë së Shëndetit në Malishevë mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka tejkaluar autorizimet gjatë kontrollit të dy pacienteve të moshës së mitur në dy raste të veçanta.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin policor të mjekut për 48 orë, transmeton Indeksonline. Hetuesit rajonalë po punojnë për verifikimin e pretendimeve nga denoncueset.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit