Një i vdekur dhe tre të lënduar në Qafë të Duhlës

aksident ne autostradSot rreth orës 06:00, në magjistralen Prizren-Prishtinë, saktësisht në Qafë të Duhlës ka ndodhur një aksident automobilistik nga pasojat e të cilit një femër e vitlindjes 1973 ka humbur jetën, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime të rënda e dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas hetimeve fillestare dyshohet se aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioneti “IVECO” dhe një veture “Mazda”.

Rastin e ka konfirmuar policia rajonale në Prizren. “Ende nuk janë bërë të njohura rrethanat që quan tek aksidenti por vlen të theksohet se është shtuar dukshëm numri i aksidenteve që ndodhin në këtë pjesë të rrugës për çka Njësia e Trafikut Rajaonal të Prizrenit, kohë më parë, ka kërkuar nga autoritet shtetërore që të hetohen shkaqet se përse po ndodhin këto aksidente”, ka bërë të ditur policia e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek shoferët që duan të përshkojnë këtë rrugë, të kenë vigjilencë maksimale dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e trafikut.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit