11.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

“Agimi” i personifikuar

agimi i salesÇdo vend ka dëshirë ta ketë një shoqëri siç është ShKA ”Agimi”. Ajo rriti dhe u rrit së bashku me entuziastët e artit muzikor. Vlera kombëtare e kësaj shoqërie është e pakrahasueshme. Pikërisht për këtë edhe autori i këtyre vargjeve të poemës “Agimi i agimeve të bardha” i frymëzuar nga rëndësia e kësaj shoqërie, reflektoi për të shkruar këtë poemë të tipit narrativ e sintetik.

Narracioni është shtresa kryesore e strukturës së tekstit të kësaj poeme e që vende-vende alternohet nga ndërhyrjet lirike të poetit me përshkrimet e kohës, pamjeve, veshjeve, por edhe të të bëmave të personaliteteve që e drejtuan me shumë zell këtë shoqëri.

Ky realitet konkret, historik ka bërë që Salajdin Krasniqi ngjarjet rreth kësaj shoqërie, por edhe të ngjarjeve të tjera, edhe politike, t’i vë në mënyrë kronologjike. “Agimi” i personifikuar flet për ecjet e para, për dashurinë e madhe të njerëzve që e themeluan atë, për ndrydhjet që pati nëpër këto dekada vitesh, për të kulmuar deri në ditët tona me një lavdi gati- gati legjendare prej 70 vitesh.

ShKA “Agimi” tashmë është kthyer në legjendë, në një legjendë urbane, për të cilën u dha gjithçka nga njerëzit e kulturës dhe të dijes, nga njerëzit, shumica e të cilëve e lidhën jetën të-rësisht për “Agimin”, e disa të tjerë dhanë vitet më të mira të jetës së tyre. ShKA ”Agimi” ishte jo vetëm shkollë, por edhe motiv rezistence në të kaluarën, të gjitha artet ishin të gërshetuara në të, edhe letërsia./Musa Bushrani/

Më Shumë

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara...

Lajmet e Fundit