Haxhi Avdyli, kandidati që shëron LDK-në në Prizren

flurim cocajShkruan: Florim Çoçaj

Si një simpatizant dhe aktivist që nga fëmijëria i LDK-së, kësaj herë i zgjedhur delegat i Kuvendit të Degës, Kuvend i cili do ta zgjedh Kryetarin dhe forumet e reja të Degës, më ka rënë një përgjegjësi e madhe për të menduar se kujt do t’ja hedhë votën aq të vlefshme, për herë të parë në një garë të vërtet në Degën e LDK- së në Prizren.
Se LDK ka nevojë për një ripërtrirje më shumë se kurrë më parë, e kam vërejtur sidomos në zgjedhjet e fundit, në të cilat isha i angazhuar aq shumë për fitoren e LDK-së. Një Degë pa një unitet dhe kohezion dhe pa një udhëheqje dhe program pragmatik, nuk kishte se si t’i fitonte zgjedhjet edhe pse përballej me një qeverisje të korruptuar e degraduar skajshmërish. Janë për t’u përshëndetur dorëheqja e Kryetarit të kaluar të degës dhe vendimet e liderit pragmatik akademik Isa Mustafës, i cili i hapi rrugë zgjedhjeve demokratike dhe garës së vërtetë në Prizren. Kësaj here duket se po zhvillohet një garë e vërtetë, ka disa kandidat që pretendojnë udheheqjen e degës, të cilët natyrisht ofrojnë eksperiencen e tyre në të mirë të LDK-se.

Por qështja është qka në të vërtet i duhet LDK-së në Prizren. E mendoj se si kurrë më parë LDK në Prizren ka nevojë për kuader të ri, të formuar profesionalisht, të dëshmuar në ekspertizë ne fushat e tyre. Ka nevojë për lidership që ka aftësinë dhe gatishmërinë për të qenë kryetar i të gjithëve, edhe i atyre qe nuk mendojnë si ai. Ka nevoje për një lidership pragmatik që në plan të parë ka votuesin e LDK-se e jo interesat e tij, për një kryetar qe do të arrij të tejkaloj ndasitë, inatet, përçarjet. Sëmundje këto deri tash të pashërueshme të degës së LDK-së në Prizren.

Për më tepër ka nevojë per njerëz të rinj, ka nevojë për një kryetar që garanaton fitore ne sfidat e ardhshme zgjedhore përballë partive tjera. Unë e njoh një kandidat i cili mund t’i arrijë këto. Është njeri pragmatik, ka ekspertizë ( njëri nga ekspertët më të mirë te Grupit të eksperekspertëve të LDK-së në Qendër), i qetë, i dashur, ka shumë vullnet për të punuar për LDK-në, një neurokirurg shumë i suksesshëm, një doktor që vërtet do ta shëroj degën e LDK-së në Prizren. Një kuadër që është nderë për LDK-në ta ketë anëtar e udhëheqës. Andaj është koha të mendojmë për të ardhmen e LDK-së, të mendojmë për Prizrenin. Të votojmë për Dr. Haxhi Avdylin, të votojmë për shërimin dhe ringritjen e LDK-së dhe të vazhdojmë së bashku me të, drejtë fitores së LDK-së dhe t’ia kthejmë dinjitetin qytetarit të Prizrenit

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit