14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Smajl Latifi: Ramushi është i pazëvendësueshëm për Kryeministër

SmajlLatifi10-5Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Smajl Latifi po e konsideron Shefin e tij partiak, Ramush Haradinajn, si njeriun e vetëm dhe i duhur në Kosovë për të udhëhequr me Qeverinë e re.

Duke iu përgjigjur thirrjeve të LDK’së për ndryshimin e marrëveshjes së Bllokut, Latifi ka thënë se është e panevojshmee cila mund të prish koalicionin paszgjedhor.

“Ramush Haradinaj i duhet, pikërisht, kësaj faze delikate, kësaj krize të thellë morale, politike, institucionale , ekonomike dhe shoqërore, në të cilën është Kosova. I duhet energjia dinamizmi, vizioni dhe lidershipi i Ramush Haradinajt. Të gjitha faktet dhe të gjitha rrethanat flasin se askush më mirë se Ramush Haradinaj nuk mund t’i dalë në ballë kësaj situate bukur të nderë, në të cilën gjendet Kosova aktualisht”, ka thënë Latifi.

Ish-Kryetari i Rahovecit thotë se është normale për njerëzit të kenë ambicie dhe mendime ndryshe në LDK, derisa bën thirrje të respektohen vendimet e organeve vendimmarrëse të kësaj partie.

“Mendoj se Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së ka një vendim në favor të zbatimit të plotë të marrëveshjes së koalicionit LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje. Marrëveshja po funksion dhe nuk varet nga dëshirat e individëve të caktuar siç e ka thënë edhe Isa Mustafa. Është vendim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së për jetësimin e marrëveshjes në përputhje me parimet e vendosura më 10 qershor dhe me parimet e qeverisjes së mirë më 10 shtator.

Sipas tij, nuk ka asnjë arsye të bisedohet për prishjen e Bllokut duke kërkuar ndryshimin e marrëveshjes së arritur më 10 qershor të këtij viti.

“Nuk do të diskutohet dhe nuk është diskutuar, së paku, deri më tani asnjëherë. Nuk besoj se ka nevojë të diskutohet thelbi i marrëveshjes e cila është e nënshkruar me vullnetin e plotë të të gjitha subjekteve politike. Jam i bindur se nuk ka asnjë arsye të kalkulohet në atë mënyrë sa të prishet blloku”, ka thënë ai.

Ky zyrtar i AAK’ë ka thënë se vetëm PDK’së i konvenon rishqyrtimi i marrëveshjes se Bllokut dhe prishja e koalicionit paszgjedhor të katër partive shqiptare.

Më Shumë

Kërkohet drejtësi për 77 martirët e Korishës

Me një manifestim përkujtimor, është shënuar 25 vjetori i vrasjes së 77 civilëve në Korishë, të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët...

Në Trepçë nuk ndriçon Ylli

Trepça ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me shifrat 85-78. Çerekun e parë e dominoi Ylli me shifrat 21-11, teksa në...

Lajmet e Fundit