9.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Anton Çuni, kandidat për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren?

Anton-QuniDeputeti i Parlamentit të Kosovës, Anton Çuni mund të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren. Ai brenda strukturave të këtij subjekti politik, po shihet si alternativa e vetme për të marrë postin e kryetarit të Degës së LDK-së në këtë qytet.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Çuni, po shihet si personaliteti më serioz për t’ia besuar Degën e Partisë. ”Ka shumë emra që pretendojnë të garojnë për kryetar të Degës, por deri më tash Anton Çuni, po shihet si alternativa e vetme që mund të shpëtojë LDK-në në Prizren”, ka treguar burimi brenda LDK-së, për “PrizrenPress”.

Anton Çuni për dy mandate është zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës. Ai, në zgjedhjet e fundit nacionale,pas liderit Isa Mustafa, ka qenë kandidati më i votuar i LDK-së.

Çuni thotë se nuk ka dëgjuar se delegatët janë të interesuar që ai të jetë kandidat për kryetar të LDK-së në Prizren. Ai pranon se mes shokëve miqësisht është biseduar me herët, por jo edhe në struktura të partisë.”

“Për herë të parë po dëgjoj. Deri më sot nuk ka pasur asgjë”,ka thënë Cuni për “PrizrenPress”

“Është diskutuar mes shokëve,por jo në struktura”, tregon ai.

Çuni nuk ka pohuar, por as mohuar, nëse do të pranojë të jetë kandidat për kryetar të LDK-së në Prizren, nëse një gjë e tillë i kërkohet në Kuvendin Zgjedhor.

“Nëse propozohem së pari do të mendoja dhe diskutoja me strukturat e partisë dhe miqtë se si të veproj. Është përgjegjësi e madhe,prandaj do të duhej të mendoj mirë këtë punë”, tha Çuni.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, muajin e kaluar ka zgjedhur strukturat e reja nëpër të gjitha Nëndegët. Shumë shpejtë pritet që të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor për kryetar të Degës. Deri më tash kandidaturën për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren, publikisht kanë shpelluar; Haxhi Avdyli, Ridvan Hoxha,Hanifi Muharremi, Hatim Baxhaku dhe Xhavit Ukaj.Ky numër i kandidatëve pritet të ndryshojë në Kuvendin Zgjedhor. Ambiciet për të marrë ‘timonin’ e Degës së LDK-së në Prizren,kanë filluar t’i shfaqin edhe disa delegatë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Lajmet e Fundit