Begaj priti drejtuesin e AKK-së, Naim Ismailin

begaj naim ismailjiKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në Malishevë, kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) Naim Ismailin dhe drejtorin ekzekutiv të AKK-së, Sazan Ibrahimi, me të cilët ka biseduar për çështje të ndryshme që lidhen me pushtetin komunal. Kjo vizitë e drejtuesve të AKK-s, është bërë në kuadër të vizitave të rregullta nëpër komuna.

Fillimisht kryetari Begaj, i falënderoi drejtuesit e AKK-së për vizitën, ndërsa i njoftoi ata me të gjitha rrjedhat në pushtetin komunal të Malishevës, si dhe u zotua për vazhdimin e dhënies së kontributit të Malishevës, në këtë asociacion, sikur edhe komunat tjera.Nga ana tjetër, drejtuesit e AKK-së, Ismaili dhe Ibrahimi, biseduan me kryetarin Begaj, për sfidat e pushtetit lokal në tërësi, legjislacionin, harmonizimin e legjislacionit dhe përmirësimin e legjislacionit, pastaj identifikimi i problemeve të ndryshme dhe adresimin e këtyre problemeve në mënyrë që pushteti lokal, të jetë më funksional dhe të fuqizohet roli i komunave.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit