15.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Njëmbëdhjetë vjet burg për grabitje

Gjykata themelore ne prizrenTre persona të akuzuar për grabitje janë denuar me 11 vite burg. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se të dënuarëve iu llogaritet edhe koha e mbajtjes.

“Gjykata Themelore Departamenti për Krime të Rënda, ia shqiptoi dënimin të akuzuari Taulant Gashi ,dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 4 vitesh për veprën penale të grabitjes në bashkëkryerje nga neni 329 par.3 lidhur me nenin 31 të KP-së, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 08.01 2014 gjerë më 25.09.2014, si dhe dënimin UNIK me gjobë në shumën prej 2500 Euro, për veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së”

“Driton Shalaj dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite, për veprën penale të grabitjes në bashkëkryerje nga neni 329 parag.3. lidhur me nenin. 31 të KP-së, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 08.01.2014 gjerë më datën 25.09.2014.si dhe i shqipton dënimin me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë)euro”.

“Besart Memqaj dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite, për veprën penale të grabitjes në bashkëkryerje nga neni 329 parag. 3 lidhur me nenin 31 të KP-së, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 08.01.2014 gjerë me datën 25.09.2014, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro”.

“Të akuzuarit me datën 23.07.2013, rreth orës 02:20, minuta në rrugën ,, Ismail Kryeziu,, në Prizren me përdorim të forcës dhe kanosjen serioze me armë, përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshëm pasurin e të dëmtuarit A.K. punëtor në pompën e derivateve ,,AlPetrol,, kështu bashkërisht të armatosur shkojnë në pompën e derivateve ,,AL Petrol,, me të arritur i vendosin maskat – maicat në fytyrë me qëllim të frikësimit, dhe nga i dëmtuari marrin 525 (pesëqind e njëzet e pesë ) euro”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Me armë në studio pas mosmarrëveshje rreth një borxhi”- Ja si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur...

Haxhi Avdyli ia ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV-së

Deputeti nga radhët e Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, që u reshtua në krah me presidenten Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e rikthimit...

Lajmet e Fundit