26.4 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025

Dorëzohet Thaçi: Pranon Haradinajn për kryeministër dhe Mustafën kryeparlamentar ?

Thaci14-17aKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, e kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kanë hequr dorë nga pozita e kryeministrit. Në këtë situatë do të realizohet dëshira e Haradinajt për kryeministër dhe e Mustafës për kryeparlamentar. Kështu së paku thotë kryeredaktori i gazetës Tribuna, Arben Ahmeti, duke u thirrur në burime të tija personale për të cilat thotë se ja kanë bërë të ditur një gjë të tillë.

Siç thotë ai gjatë një debati në emisionin “InfoMagazine” të KlanKosovës, e premtja është afati i fundit kur palët duhet të tregojnë një qëndrim përfundimtar të tyrin.

“Kjo është ajo “minuta e fundit” nga të dyja palët, dhe është e konfirmuar nga të dyja palët”.

“Zoti Mustafa dhe zoti Thaçi janë tërhequr nga pozita e kryeministrit. Në këtë situatë do të realizohej dëshira e Haradinajt për t’u bërë kryeministër dhe e Mustafës për kryeparlamentar. Thaçi është pajtuar që të ketë një koalicion PDK-LDK-AAK, me Haradinajn kryeministër dhe Mustafën kryeparlamentar, me kushtin që lideri i PDK-së të marrë postin e presidentit pas dy viteve. Nëse as kjo nuk bëhet do të ketë një emër ndërkombëtar të provojë të formojë qeveri teknike PDK-LDK-AAK, e nëse as kjo nuk pranohet atëherë zgjedhjet janë më 14 dhjetor të këtij viti”, transmeton lajmi.net.

Ahmeti ndër të tjera ka thënë se kur flitet për kapjen dhe ç’kapjen e shtetit, duhet të kihet parasysh se me çfarë po synohet të ç’kapet ai.

Ndërkaq, përball tij, analisti Haki Abazi, thotë se një mundësi e tillë është e pabesueshme derisa nuk del kryeministri Thaçi “për t’u bërë gjeneroz”.
Sipas tij ky është tentim i radhës nga PDK të bëjë përplasje brenda koalicionit.

“Ky është tentimi i radhës nga PDK që të bëjë përplasje brenda koalicionit. Por, nuk është hera e parë që ka ofruar pozitën e kryeministrit e pozita tjera”.
“Çdo tentimi për ta quajtur demokraci të luhet me pozitat përveç që e bënë qesharake punën e qeverisjes në Kosovë, e bën shumë serioze që shteti të jetë i kapur nga jashtë”.

“Nuk ka zgjedhje të reja se nuk mund të bëhen zgjedhje të reja. Çfarëdo shpallje të zgjedhjeve të reja janë jashtëligjore pa konstituimin e parlamentit”.

“Të thirren ndërkombëtarët të ndikojnë në proceset në Kosovë është rikthim i demokracisë së mbikëqyrur. Kjo është paraproblematike, duhet të vendoset debati aty ku është, brenda parlamentit”.

“Prej hotelit Victory, s’mund të vendoset parlamentarizmi në Kosovë. Duhet të kthehet në Kosovë. Ky është interes i vendit. Nuk mund të hedhen në media për çdo ditë qejfet e individëve”, tha Abazi.

Më Shumë

Zafir Berisha synon Prizrenin me Bashkimin Demokratik

Pas dështimit për të siguruar postin e kryetarit të Prizrenit me Nismën Socialdemokrate në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Zafir Berisha ka vendosur ta...

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të 37-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi...

Lajmet e Fundit