3.7 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Arrestohet hajduti i stolive të arit

arrestim-300x225I dyshuari për vjedhje të stolive R.D. është arrestuar nga Policia në Prizren. Arrestimi i tij është bërë dje pasdite. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se i arrestuar ka pranuar se ka vjedhur ari në vlerë prej 4 mijë euro.

“Në orët e pasdites së djeshme, hetuesit policorë nga Stacioni Policor i Prizrenit kanë arrestuar të dyshuarin R. D. me dyshimin e bazuar se i njëjti ditë më parë ka vjedhur sasi të konsiderueshme të stolive të arta nga një shtëpi në të cilën kishte hyrë duke përdorë forcën”, tha Berisha.

“I dyshuari, në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar dhe është kuptuar se ari i vjedhur i vlerësuar rreth 4000 euro qëndron i fshehur dhe pritet që i dyshuari të tregojë për vendin”. I dyshuari po mbahet nën masë e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Uji i pijshëm ende i papërdorshëm në Studenqan dhe Dobërdëlan të Suharekës

Në njësinë e Suharekës, konkretisht në fshatrat Studenqan dhe Dobërdëlan, pas ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijes për më shumë se 48 orë,...

Zyliha Miloti feston 80-vjetorin e lindjes

Artistja ikonë e humorit shqiptar, Zyliha Miloti feston sot 80-vjetorin e lindjes. E lindur dhe e rritur në Shkodër, Miloti i ka dhënë skenës së...

Lajmet e Fundit