10.7 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Vjen reagimi i Isa Mustafës ndaj deklaratave të ambasadores Jacobson

isa mustafa 3Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey ann Jacobson.

Sipas Mustafës, u shfrytëzua një deklaratë e ambasadores Jacobson dhe për një ditë atij nga mediat iu adresuan 70 lëndë të korrupsionit.

“Me gjithë këto akuza do t’ua kaloja edhe sundimtarëve të vendeve që u rrëzuan në pranverën arabe”, ka konsideruar Mustafa.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Njeriu në Kosovë për një ditë shpallet i korruptuar. Varet se kujt i nevojitet dhe për çfarë u nevojitet dhe kush duhet të shantazhohet.

U shfrytëzua një deklaratë e ambasadores Jackobson dhe mua për një ditë nga mediat mu adresuan 70 lëndë për korrupsion që Kryetari i tanishëm i Prishtinës, nga Lëvizja VV i dërgoi në prokurori për shqyrtim. Nuk e di për çfarë kanë të bëjnë dhe kush është subjekt i tyre. Por, pak si shumë për vogëlsinë time!

Me gjithë këto akuza do t’ua kaloja edhe sundimtarëve të vendeve që u rrëzuan në pranverën arabe.

Ndërkaq, këta të PDK-së në krahasim me këtë po më duken si milingona.

Unë e ftoj Shpend Ahmetin, që jo 70 por 700 lëndë, ose të gjitha lëndët e punuara gjatë 6 viteve të mandatit tim, që mund të kalojnë mbi gjysmë milioni, t’i dërgoj në Prokurori, sepse jam koshient për punën dhe sjelljen time dhe po ashtu kam besim të plotë në organet e drejtësisë, edhe pse deklaratat e tilla drejtësinë e bëjnë instrument të politikës. Edhe ashtu VV nuk është duke bërë ndonjë punë tjetër në Prishtinë.

Dua të përkujtoj të gjithë se në lëndët konkrete në komunë kanë punuar dhe punojnë shërbyesit civil dhe njerëz me emër dhe mbiemër, të cilët në asnjë rast nuk janë ndarë mbi baza partiake. Ai që ka shkelë ligjin dhe ai që është korruptuar le të përgjigjet për veprat e tij.

Tendenca për të vënë ekuivalencë në korrupsion nuk ndihmon në ndërtimin e institucioneve stabile dhe të qëndrueshme. Nuk i ndihmon as VV për t’i treguar performansat e saj në pushtet. (sic) /

Më Shumë

Totaj kërkon edhe një mandat: Qeverisja lokale në Prizren ka performancë të lartë

Kandidati dhe kryetari aktual i Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet pse ai dhe ekipi i tij...

Blushi sjell librin e ri ‘pavarësisht përpjekjeve të disave që ai të mos botohej’

Shkrimtari shqiptar, Ben Blushi, tashmë ka gati romanin e tij më të ri…por titulli i së cilit nuk është zbuluar ende. Blushi tha se moszbulimi...

Lajmet e Fundit