8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Drejtuesit e “Kullës së jetimit” paralajmërojnë padi ndaj drejtorit të Urbanizimit të Prizrenit

Kulla e Jetimit ne PrevallePërfaqësuesit e shoqatës humanitare “Kalliri i mirësisë”, në kuadër të së cilës funksionon edhe pushimorja për jetimët në Prevallë, “Kulla e jetimit”, kanë paralajmëruar padi ndaj drejtorit të Urbanizimit të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, për shpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të nxjerrjes së aktvendimit për rrënimin e këtij objekti, shkruan Koha Ditore.

Kjo për arsye se konsiderojnë se zyrtari komunal i Prizrenit ka shpërfillur autoritetin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Nga MMPH-ja kam pranuar një vendim tjetër, ndërsa tash prej Komunës një tjetër. Kjo ministri më pati urdhëruar që ato pak tejkalime që kam pasur me i largua, gjë që e kam bërë. Pas kësaj ka ardhur vendimi i DUPH-së së Prizrenit, i cili jo vetëm se është i çuditshëm, por e ka shkelur edhe autoritetin e vetë Ministrisë”, ka thënë Kemajl Januzaj nga SHH “Kalliri i mirësisë”.

Ndaj vendimit të DUPH-së ai është ankuar edhe në MMPH-në dhe thotë se nuk ka marrë përgjigje zyrtare brenda afatit të paraparë, prandaj, sipas tij, janë përmbushur kushtet ligjore që të ushtrojë kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë.

Më Shumë

Nderohet vepra e dëshmorit Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies heroike

Është kujtuar sot vepra dhe sakrifica e dëshmorit të kombit, Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares. Homazhet u zhvilluan...

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Lajmet e Fundit