12.9 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Palët larg qeverisë gjithëpërfshirëse

Kosove-Qeveria-KuvendiBllokut LDK, AAK, Nisma e përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, me asnjë çmim nuk e dëshirojnë Hashim Thaçin dhe PDK-në, pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse. Koalicioni i themeluar pas zgjedhjeve VLAN insiston se e ka shumicën për krijimin e një qeverie të qëndrueshme. Por në partinë e Hashim Thaçit vazhdojnë të zotohen se nuk do të këtë krijim të institucioneve të reja pa një marrëveshje me PDK-në si parti fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, shkruan Tribuna.

Kësisoj partitë politike në vend po ecin drejt shterjes së opsioneve dhe mundësive për tejkalimin e krizës politike në vend. Mungesa e një konsensusi politik për të kaluar shpejt procesin e ndërtimit të institucioneve, po e çon vendin nga opsionet rezervë apo edhe zgjedhjet. Duke i pasur parasysh këto pozicione, presidentja Atifete Jahjaga mbase mund t’i pyesë partitë politike nëse janë të gatshme që të shkojnë të paktën tash për tash me një qeveri kalimtare, qoftë gjithëpërfshirëse apo teknike.

Por një ide e tillë është hedhur poshtë nga partitë e Bllokut. VLAN beson se do të arrijnë krijimin e qeverisë së re pa PDK-në. Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, nuk ka dashur të komentojë shumë mundësinë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse. Sipas tij, ajo çfarë është duke menduar LDK-ja, është jetësimi i marrëveshjes së arritur mes partive të Bllokut.

Më Shumë

Policia në Prizren i çon në stacion dy komisionerë që u kapën mes vete

Dy persona në Korishë të Prizrenit janë shoqëruar në Polici. Policia ka bërë të ditur se të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor pas...

45 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

45 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 18 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit