13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

EULEX-i që inspiron protestën me art

Rrezeart Galica-eusexMbi sipërfaqen me ngjyrë të zezë – që simbolizon vdekjen – është vendosur mbishkrimi që flet për një dështim. Një vepër e një artisti- EULEX bëhet “EUFail”.

Kjo e fundit akronim i “European Unionin of Failed Mission” (Misioni i Dështuar i Unionit Evropian). Posteri është homazh i artistit ndaj një misioni të vdekur, që simbolizohet nëpërmjet pesë yjeve ngjyrë të verdhë, të vendosur pjerrët, shkruan Koha Ditore.

Këtë poster, artisti Rrezeart Galica e ka realizuar nga fundi i vitit 2012, për ta vazhduar në fillim të 2013-s. Siç thotë ai, qysh asokohe e kishte nuhatur dështimin e këtij misioni. “E kam realizuar asokohe kur e kam ndier se ky mision ka dështuar. Por, siç po shihet, është gjithmonë aktual”, thotë Galica. “EUFail” është aktualizuar.

E këtë e lidh me raportimet e fundit. Me një seri shkrimesh të botuara së fundi, “Koha Ditore” ka nxjerrë në publik fakte për përfshirjen e prokurorëve e të gjyqtarëve të EULEX-it në afera korruptuese. Deri më tani Galica do ta mbante në sirtar posterin. Por së fundi ka vendosur ta ekspozojë. Gjermania është stacion i parë i “EUFail”. Posteri është pjesë e ekspozitës që do të hapë në “Galerie B” në Düsseldorf.

Në studion e tij në kryeqytet, Galica hap arkivin e posterëve politikë. “Protesta” e tij nis qysh më 2003, me një “TUNG” për UNMIK-un. Por EULEX-i është inspirim për shumë posterë të tij. Përderisa e keqja, kriza e aktualiteti gjithmonë i japin ide.

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Lajmet e Fundit