Blloku merr ‘bekimin’ e Berlinit! Mustafa dhe Haradinaj në Kryeqytetin e Gjermanisë

Haradinaj-MustafaLideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka udhëtuar të shtunën në Gjermani. Siç merr vesh Gazeta Blic nga burimet e saj, Haradinaj ka udhëtuar i shoqëruar nga një këshilltar i tij në kryeqytetin e Gjermanisë kurse sot pritet që Kryeqytetit të Gjermanisë t’ia mësyejë edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa i cili pokështu pritet që të hënën të zhvillojë takime të rëndësishme në Berlin.

Ende nuk është njoftuar për agjendën e Haradinajt dhe Mustafës por as s’është bërë e ditur nëse këta do të kenë edhe takime të përbashkëta me zyrtarë nga Gjermania.

Për dallim nga SHBA-të të cilat javën e kaluar në një mënyrë u prononcuan për krizën politike në Kosovë Evropa dhe shteti më i fuqishëm në BE, Gjermania nuk është prononcuar në mënyrë direkte për krizën në Kosovë. Ka qenë një deklarim i ambasadores gjermane në Prishtinë e cila para dy javësh për media ka deklaruar se “institucionet i bën shumica parlamentare”.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit