11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Një muaj paraburgim kërcënuesin e Stacionit Policor në Prizren

Prizren-Qendra paraburgimitGjyqtari i procedurës paraprake – Departamenti i Penal i Gjykatës Themelore të Prizrenit, vendosi që ndaj të pandehurit Jetnor Germizaj nga Prizreni, t’i caktohet paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 410 parag. 2 lidhur meparag. 1 të KP-së.

“I pandehuri do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 06.11.2014 në ora 16:20min, dhe do të zgjasë deri me datën 06.12.2014.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 04.11.2014, rreth orës 19:53 min. Në Prizren, seriozisht e kanos Stacionin Policor në Prizren, për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm në atë mënyrë që nga kabina e PTK-së nr.3. me numër të telefonit 029-624-881, e cila gjendet te Stacioni i Autobusëve në Prizren, thërret në telefonin zyrtar 192 dhe kanos me fjalët: ‘E keni zënë shefin – dilerin e drogës (duke aluduar në personin i cili gjendet në paraburgim ShefqetHallaqi), ka me ua bë ma zi se ai me kallash'”, tha Kicaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e fermerëve me pajisje bujqësore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që synon mbështetjen e fermerëve në këtë komunë. Sipas tij,...

“Sulmi i Shqiponjave” – reflektim vizual mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se piktura e mjeshtrit Esat Valla, me titull “Sulmi i Shqiponjave”, përbën një reflektim të fuqishëm...

Lajmet e Fundit