13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Festivali i filmit frankofon nis këtë fundjavë

FFFTë premten më Teatrin Kombëtar në Prishtinë do të nisë festivali i filmit frankofon. Në këtë ngjarje kulturore pritet të prezantohen për publikun kosovar projekte të ndryshme kinematografike nga Franca si dhe vendet e tjera ku flitet gjuha frënge.

Në ceremoninë e hapjes së festivalit do të merr pjesë edhe regjisori, Chantal Akerman në cilësinë e mysafirit të nderit të festivalit, transmeton KultPlus.

Festivali do të shtrihet në qytetet Prishtinë, Prizren dhe Leposaviq, ndërsa programi i festivalit do të përmbajë filma të përshtatur nga letërsia franceze.

Disa nga filmat që do të shfaqen gjatë tri ditëve në Prishtinë (Teatri Kombëtar) dhe Prizren (DokuKino) janë “La Captive”, “Mia et le Migon” dhe “La Folie Almayer”, ndërsa në kryeqytet gjithashtu do të ketë debate ndermjet Kaltrina Krasniqit dhe regjisores Chantal Akerman, si dhe Veton Nurkollarit.

Ndërkaq, në programin e Leposaviqit, në Qendrën Kulturore do të shfaqen filmat “J’aime regarder les filles”, “Le Jours de Corneilles”, “Radiostars”, etj.

Festivali I filmit frankofon do të zgjasë deri më 19 nëntor . Për të gjithë të interesuarit hyrja do të jetë falas.

Më Shumë

“Ekoregjioni” nis përditësimin e të dhënave për të gjithë klientët në Prizren

Kryeshefi Ekzekutiv i “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala, ka njoftuar se ekipet e tyre do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e...

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Lajmet e Fundit