E premtja e Bllokut

Blloku VVPartitë politike nuk kanë asnjë plan konkret për konstituimin e shpejtë të Kuvendit të Kosovës.
PDK është e vendosur që pa marrëveshje politike të mos shkojë në Kuvend, ndërsa partitë opozitarë po presin që partia në pushtet të lëshojë pe dhe ta thërrasë seancën.

Kësisoj, as heqja dorë e LAN-it për postin e kryeparlamentarit nuk e ka ndihmuar zhbllokimin e situatës.

Partitë e bllokut do të presin deri të premten dhe nëse deri atëherë PDK nuk e thërret seancën, atëherë me shumë gjasë liderët e katër partive do të mblidhen të premten dhe do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.

Por, burime të gazetës kanë thënë se në këtë takim, blloku do të hapë edhe temën e ndjeshme të riformulimit të marrëveshjes, sipas së cilës Ramush Haradinaj nuk do të jetë më i propozuari i tyre për kryeministër, pasi që këtë post po e synon LDK-ja me Isa Mustafën.

Anëtari i kryesisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ka pajtueshmëri në mes të partive të koalicionit për votimin e kandidatit të PDK-së për kryetar të Kuvendi. Ky veprim, sipas tij, është i mjaftueshëm për të konstituuar Kuvendin. /Tribuna/

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit