Në Zym të Hasit filloi restaurimi i shtëpisë së aktores, Katarina Josipi

shtepia e katarina josipitNë Zym të Hasit, ka filluar restaurimi i shtëpisë së aktores Katarina Josipi. Drejtor i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha tha se restoarimi i shtëpisë kapë vlerën prej 37.000 euro.

“Restaurimi i shtëpisë së Katarina Josipit,financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, kurse projekti është hartuar nga Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren”, tha Hoxha.

Sipas tij, QRTK-së në Prizren,do jetë përgjegjëse edhe për mbikëqyrjen dhe zbatimin e projektit.

“Ky projekt kapë vleren prej 37.000 euro”.

“Gjatë zbatimit të projektit është paraparë që të ruhen elementet origjinale të shtëpisë dhe hidhen në pah vlerat që janë mbuluar gjatë intervenimeve të më vonshme”.

Hoxha tha se Hasi është i njohur me teren shkëmborë dhe të thatë, prandaj edhe ka ndikuar që edhe ndërtimet e objekteve të banimit t’i përshtaten kushteve dhe rrethanave të ambientit.

“Rrjedhimisht nga kjo, materiali ndërtimor është shfrytëzuar nga tereni në afërsi. Pra, gurët dhe rrasat janë shfrytëzuar për ndërtim dhe mbulimin e objekteve dhe natyrisht druri që ka shërbyer për ndërtimin e konstruksionit mbajtës të mureve, meskatit ose të çatisë”, tregon Hoxha.

“Njëri nga këto objekte është edhe shtëpia ku ka kaluar një pjesë të jetës (fëmijërinë) Katarina Josipi, aktore e njohur e Teatrit Popullor të Prishtinës”.

“Objekti i është përshtatur terenit mjaft të pjerrtë dhe ka qenë pjesë e kompleksit të ndërtesave të familjes Josipi”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit