Rrahje masive në një lokal në Prizren, policia pengohet në kryerjen e detyrës

Rrahje ne lokal-prizrenSot, rreth orës 02:35 minuta të mëngjesit të hershëm, në një lokal, në rrugën “Uilliam Uoker” ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave.  E në këtë rastë, një patrullë policore është penguar në kryerjen e detyres.

“Ngjarja ka ndodhur përderisa dy viktima të këtij rasti po hanin ushqim dhe po pinin alkool së bashku me një dëshmitar dhe dy të dyshuar, në bisedë e sipër ka plasur sherri me ç’ rast njëri nga dy të dyshuarit e ka sulmuar me grushte njërin nga viktimat e tjetrin me shishe të birrës”, njofton zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha.

“Në momentet kritike një patrullë policore ka qenë afër dhe ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe kryer detyrën zyrtare, mirëpo është penguar nga i dyshuari i dytë”.

“Më pas janë arrestuar dy të dyshuarit të cilët, me vendim të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje”, thotë  Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit