Katër persona janë lënduar në tri aksidente të trafiku që kanë ndodhur në rajonin e Prizrenit.
Në qytetin e Prizrenit kanë ndodhur dy raste të aksidenteve, njëri në rrugën “Rifat Ukimeri” dhe tjetri në rrugën “Ismet Jashari”, kurse rasti i tretë në fshatin Sopi të Suharekës.
“Në rrugën ‘Rifat Ukimeri’ në Prizren, raportohet se një person shtetas i Shqipërisë duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia ka godit një çiklist dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës.
“Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësorë është liruar ne shtëpi”.
I dyshuari është ndaluar në pikë kalimin kufitar në Vermicë dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policorë ku pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, aksidenti i dytë ka ndodhur në rrugën “Ismet Jashari”.
“Një veturë e pa identifikuar ka goditur biciklistin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes”.
“Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit ndërsa rasti është nën hetime”.
Në fshatin Spoi të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave civile ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë në QKMF në Suharekë dhe më pas janë liruar në shtëpi. /PrizrenPress.com/