11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

KEDS-i s`ia rrit kapacitetin energjetik Qendrës së Kompetencës në Prizren, rrezikon cilësinë

Prizren-Qendra KompetencesLidhja e Shkollës së Kompetencës në Prizren në rrjetin energjetik ka rezultuar të jetë një sfidë e ndërlikuar për zyrtarët e Komunës së Prizrenit.

Me gjithë ujdinë që Drejtoria e Arsimit kishte arritur me KEDS-in për zgjidhjen e kësaj çështjeje, problemi ende nuk është tejkaluar ani pse tashmë afër dy muaj ka nisur procesi mësimor në këtë qendër arsimore, shkruan KD.

Drejtori i DKA-së, Nexhat Çoçaj, ka bërë të ditur se Qendra e Kompetencës aktualisht ka një lidhje në rrjetin energjetik, që nuk është e mjaftueshme për t’i vënë në funksion të gjitha pajisjet kur qendra operon me kapacitet të plotë, prandaj dhe ishte arritur ujdia me KEDS-in që të sigurohet një lidhje me kapacitet më të lartë për furnizim me energji elektrike.

“Problemi është se një marrëveshje që e kemi arritur në komunë dhe donatori me KEDS-in para katër muajsh nuk është jetësuar. Ata kanë premtuar se do të sigurojnë kabllot në gjatësi afër dy mijë metra për ta lidhur Qendrën në rrjetin energjetik. Por premtimi i dhënë nuk është mbajtur dhe jemi të detyruar që ta përsërisim kërkesën e njëjtë te KEDS-i, pasi ata janë arsyetuar se është ndërruar menaxhmenti”, ka thënë Çoçaj.

Zyrtarët e KEDS-it në Prizren në disa raste kanë pohuar se nuk prononcohen për mediet.

Qendra e Kompetencës në Prizren ka nisur punën në mes të shtatorit të këtij viti. Kjo Qendër u themelua në saje të përpjekjeve të përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe të Luksemburgut. Afër 3 milionë është shuma e investimeve për ndërtimin dhe pajisjen e kësaj shkolle, krijimin e plan-programeve dhe ofrimin e trajnimeve.

“Të gjitha kurset të cilat shkolla i ofron, i plotësojnë kërkesat e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve. Kjo nënkupton që certifikatat përfundimtare të nxënësve mund të krahasohen me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, shpjegohet në uebfaqen e këtij institucioni.

Më Shumë

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Lajmet e Fundit