23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

AAK-ja kërcënon Bllokun

Ramush Haradinaj 1Një burim brenda AAK-së, ka konfirmuar sot për “Epokën e re” se pavarësisht paralajmërimit të Isa Mustafës që të arrihet një marrëveshje e re e partive të bllokut, ku posti i kryeministrit t’i takojë LDK-së, Ramush Haradinaj assesi nuk pajtohet të ndryshohet marrëveshja e 10 qershorit sa i përket postit të kryeministrit.
“Kryetari Haradinaj është i pajtimit për t’u negociuar marrëveshja, por nuk zmbrapset nga dakordimi i tre liderëve (Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj) që ai të jetë kandidat i bllokut për kryeministër. Me marrëveshjen e 10 qershorit qytetarëve iu kemi ofruar një koalicion të shumicës me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj dhe në këtë pikë nuk kemi kurrfarë problemi. Marrëveshja mund të plotësohet në ndarjen e dikasterve brenda qeverisë, por jo edhe pozita e kryeministrit. Nëse do të ketë lëvizje në këtë pikë, AAK-ja është e gatshme të qëndrojë edhe në opozitë”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot do të ketë takim me qytetarët dhe strukturat e partisë në Deçan dhe Therandë.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë për “Epokën e re”, pati thënë se mbi marrëveshjen e deritanishme të bllokut duhet të bëjnë një marrëveshje të re, me të cilën do t’i përcaktonin përgjegjësitë e reja qeverisëse dhe objektivat qeverisëse. “Në këtë marrëveshje do të përcaktojmë se cili, në rrethana krejtësisht të reja, do të jetë kandidat për kryeministër nga ky koalicion”, është shprehur Mustafa.

I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryeministër, Mustafa ka lënë të kuptohet se ai do të jetë kandidati i bllokut për kryeministër. “Natyrisht se çdo marrëveshje ka për bazë themelore fuqinë e subjekteve politike, përkatësisht numrin e deputetëve. Ky është edhe qëndrimi i LDK-së për marrëveshjen e re dhe pozitën e kryeministrit”, është shprehur Mustafa.

LDK-ja ka paralajmëruar për sot një takim me kryetarët e Degëve, ku do të diskutohet për rishikimin e marrëveshjes së bllokut, pas tërheqjes nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës. (Epoka e re)

Më Shumë

Liria e Prizrenit rikthehet në shtëpi, pret Besën e Pejës

Liria e Prizrenit rikthehet para tifozëve të saj në kuadër të javës së 31-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me...

Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë...

Lajmet e Fundit