23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Romani historik i Mira Meksit shet 3 mijë kopjet e para

Mira MeksiRomani më i ri i Mira Meksit “Mallimi i pritëreshave të Ilirisë”, tashmë ka shënu mjaft suksese në Panairin e Librit në Tiranë. Ai tanimë ka shitur gjata panairit 3 mijë kopjet e para, raporton KL.

Një roman ky me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Historia, legjenda dhe miti shkrihen në rreshtat e romanit të shkrimtares.

“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” trajton jetën e mbretëreshës ilire, përshkruhen vendet ku ajo banoi, miqtë dhe luftërat e saj. I cilësuar si i “pa të dytë”, ky roman sjell jo vetëm rishikimin e një historie të një personazhi 2300 vjeçar, por edhe historinë e dashurisë së Teutës me gjeneralin grek Demetwr Farios.

Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen të përmendet çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006” për romanin “Kujtim kurvash të trishta” nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës.

Më Shumë

Nis shpërndarja e plehut artificial për mbi 1 mijë bujq në Rahovec

Kryetari i Komuna e Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e plehut artificial për bujqit përfitues në këtë komunë. Sipas tij, nga...

Besnik Krasniqi nuk rikandidon për kryetar të AAK-së në Prizren

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar se me përfundimin e mandatit të tij aktual,...

Lajmet e Fundit