23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Begaj vizitoi disa shkolla dhe inspektoi disa punime

Begaj inspektoi ne shkollaKryetari i Komunsës së Malishevës, Ragip Begaj, ka vizituar gjashtë shkolla, me qëllim të njoftimit direkt me gjendjen në shkollat e komunës, ndërsa ka inspektuar edhe punimet në oborrin e njësisë së zjarrfikësve dhe punimet e një rruge në Astrazup.

Begaj gjatë vizitës në shkollat në Banjë, Temeqinë, Guncat, Bellanicë, Bardh dhe Senik, është njoftuar nga ana e drejtorëve të shkollave, me gjendjen në këto shkolla dhe për arritjet në mësim, ku është konstatuar në përgjithësi një gjendje shumë e mire dhe disa suksese të arritura nga ana e shkollave, përderisa u mësua se SHMU “Naim Frashëri” nga Banja, do të jetë pjesëmarrëse në kuizin 1,2,3, ndërsa dokumentari në RTK, për këtë shkollë, do transmetohet më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit.

Ndërsa gjatë vizitës shkollën e fshatit Guncat, nxnësit e kësja shkolle, kishin ndërmarrë një aksion pastrimi të mbeturinave, në rrugën krysore të fshatit, nga shkolla deri tek lapidari në qendër të fshatit, aksion për të cilin, kryetari Begaj, i përgëzoi nxënësit e kësaj shkolle.

Begaj inspektoi rrugePo ashtu gjatë ditës Begaj, ka inspektuar punimet në rregullimin e oborrit të objektit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, si dhe punimet në zgjerimin dhe rregullimin e rrugës në lagjen “Frashëri” në Astrazup, të dyja këto investime të Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit