18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Goditet korrupsioni me barna

BarnaVetëm disa ditë pasi rreth pesëdhjetë mjekë të Klinikës së Pediatrisë janë kthyer nga “shkolla pediatrike” në Belek të Antalyas, menaxhmenti i Shërbimit Klinik Spitalor dhe Universitar të Kosovës ka nxjerrë një urdhëresë, përmes të cilës ka ndaluar përshkrimin e ilaçeve me emra të prodhuesve, shkruan Zëri.

Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, ka thënë se ka nxjerrë qarkoren që ua ka dorëzuar gjitha klinikave, ku është bërë urdhëresa që ilaçet të shkruhen me emrat gjenerikë.

Në shkresën e siguruar nga gazeta “Zëri”, të drejtuar gjitha njësive të SHSKUK-së e të nënshkruar nga drejtori Gjocaj, pos urdhëresës për përshkrimin e ilaçeve me emrin gjenerik, thuhet se drejtori në vazhdën e bashkëpunimit me kryeshefin e AKPM-së, para tre muajsh ka pranuar 500 regjistra të ilaçeve që i ka shpërndarë në SHSKUK.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Lajmet e Fundit