13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Lagjia ‘Dardania’ në Prizren, kundër shtrirjes së rrjetit energjetik drejt Qendrës së Kompetencës

Prizren-Qendra KompetencesBanorë të lagjes “Dardania” në Prizren kanë shprehur shqetësimet e tyre për punimet që janë bërë me rastin e hapjes së kanalit për vendosjen e kabllove të rrjetit energjetik, që duhet të shtrihen në drejtim të Qendrës së Kompetencës.

Ata kanë tërhequr vërejtjen se këto kabllo parashihet të vendosen mbi rrjetin e ujësjellësit dhe atij të kanalizimit, që mund të jetë e rrezikshme por edhe e palogjikshme,shkruan Koha Ditore.

“Në të ardhmen nëse gypat e ujësjellësit apo kanalizimit dëmtohen nuk ka se si të riparohen për faktin se mbi to do të jetë kablloja e rrymës elektrike. Apo nëse ndonjë ekskavator nuk e di këtë fakt mund të ndodh edhe më e e keqja, shkaku i korrentit “, ka thënë një banor i kësaj lagjeje, i cili nuk ka dashur që emri t’i përmendej.

Sipas tij, këto ankesa i janë adresuar operatorit ekonomik të angazhuar në projekt por edhe Komunës së Prizrenit, mirëpo deri tashti nuk ka pas ndonjë reagim në drejtim të ndryshimit të qasjes për shtrirjen e kabllove të energjisë elektrike.

Më Shumë

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Lajmet e Fundit