13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Krenohet Afrim Avdaj

AfrimAvdaj5-24Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, krenohet me punën që është bërë në këtë institucion.

Ai thotë se ky institucion përkundër sfidave, po e përmirëson kualitetin e shërbimeve ndaj pacientëve.

“Reformat që janë duke u zbatuar në shëndetësinë kosovare, kanë ndikuar pozitivisht edhe në funksionimin e institucionit që e drejtoj unë”, ka thënë Avdaj për TVPZ.
Afrim Avdaj, ka tetë muaj që është emëruar drejtor i Spitalit të Prizrenit.Ai thotë se është duke punuar intensivisht për të rritur kualitetin e shrëbimeve për pacientët.

“Një gjë e till vërehet edhe me mbulueshmëri të kënaqshme me listën e barnave vitale për punën në spital në funksion të shërbimit më cilësorë ndaj pacientëve të shumtë, edhe pse ende kemi shumë punë para vetes”.

Sipas tij, një ndihmë të madhe janë duke e dhënë edhe organizma të ndryshëm ndërkombëtar duke sjell donacione të rëndësishme për këtë institucion. Pas arritjes së dy autoambulancave nga Japonia, edhe nga Italia pritet një donacion i rëndësishëm i një aparati diagnostik për rezonancë magnetike për nevoja të Spitalit të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Lajmet e Fundit