12.4 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Hasan Preteni: Kemi fakte se së paku në dy Ministri ka korrupsion

Hasan PreteniProkuroritë duhet të jenë më transparente duke publikuar aktakuzat dhe emrat e të akuzuarve. Sivjet ka më shumë raste të lajmërimit të korrupsionit se sa viteve tjera. Së paku, në dy ministri kemi fakte se disa zyrtarë janë të përfshirë në afera korruptive. Drejtori i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni, flet për Express.
Express: Cila është strategjia afatgjate e AKK’së sa i përket luftës kundër korrupsionit?

H. Preteni: Strategjia dhe plani i veprimit janë dokumente publike 2013-2017 fuqizimi i ligjit është baza kryesore,misioni është i qarte dhe i pamohueshëm, duhet që edhe më tutje të fuqizohemi profesionalisht, të jemi më të “zhurmshëm” duke i adresuar problemet tek institucionet tjera, gjyqësorin në rend të parë.

Express: Agjencia Antikorrupsion vazhdimisht është ankuar se lëndët e saj nuk trajtohen me prioritet nga Prokuroritë dhe Gjykatat. A ka ndryshuar kjo praktikë?

H. Preteni: Raportet me prokuroritë kanë shënuar progres. Rastet e Agjencisë janë duke u trajtuar dhe ne po informohemi për fatin e tyre, mbeten qe ato te jene ma transparente dhe të i publikojnë aktakuzat dhe emrat e personave te akuzuar.

Express: Sa raste është duke i hetuar Agjencia Antikorrupsion të nivelit të lartë?

H. Preteni:Rastet që i kemi trajtuar apo që jemi duke i trajtuar janë më të larta se vitin e kaluar. Deri më tani i kemi ushtruar më shumë se 100 Kallëzime Penale, edhe në fushën e parandalimit kemi raste më shume se një vit përpara.

Express: A ka ndonjë raste për shembull të ndonjë Ministri të Qeverisë që është duke u hetuar në bazë të informatave që i keni dërguare ju në Prokurori?

H. Preteni:Rastet janë të niveleve të ndryshme. Ka edhe se paku dy ministri kundër zyrtarëve të të cilëve kanë përfshirë në veprime korruptive.

Express: Cili është rekomandimi juaj për institucionet tjera, përfshirë Qeverinë, Prokuroritë dhe Gjykatat për të luftuar korrupsionin?

H. Preteni: Rekomandimet më të fuqishme janë për gjyqësorin, më shumë llogaridhënie , më shumë transparencë dhe më pak vende pune për gjyqtarë dhe prokurorë. Duhet që fusha e prokurimit të rregullohet më mirë dhe organet përgjegjëse për këtë fushë të mos jenë të politizuar, sigurimi i pavarësisë së tyre duhet të sigurohet. Shërbyesit civil duhet të jenë më1 aktiv. Atë që e flasim privatisht duhet ta themi edhe para zyrtarëve të gjyqësorit dhe mekanizmave që kanë për mision luftën kundër korrupsionit.a

Më Shumë

Tri ditë ende pa gjurmë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Halim Sopajt

Janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e Halim Ramadan Sopajt nga Janqishta e Malishevës, i raportuar i zhdukur tri ditë më parë. “Drejtoria Rajonale e...

Ecje sensibilizuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, mori pjesë sot në ecjen sensibilizuese në Malishevë, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit kundër Kancerit...

Lajmet e Fundit