4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

AAK godet LDK’në: Isa Mustafa ofron qeverisje më të keqe se Hashim Thaçi

Isa mustafa me ramushin ne kuvendAleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e do Isa Mustafën për Kryeministër me arsyetimin se ai ka dështuar në Prishtinë dhe është model i keq i qeverisjes.

Madje, sipas AAK’së, modeli i qeverisjes së Isa Mustafës është më i keq se ai i Hashim Thaçit.

Këshilltari Kryesor i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, duke iu përgjigjur kërkesave të Degëve të LDK’së se kjo parti duhet të ketë Kryeministrin, ka thënë se AAK nuk pranon në asnjë formë të heqë dorë nga pozita e Kryeministrit.

“Ndryshimi nga qeverisja Thaçi në qeverisjen çfarë e kemi pa në Prishtinë nuk i duhet Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Avni Arifit.

Lexojeni të plotë reagimin

Ne në AAK kërkesën e degëve të LDK të orkestruar nga z. Mustafa për postin e Kryeministrit shohim si kërkesë për:

1) SHKARKIM të MANDATARIT

2) FAKTURIM PERSONAL Ramush Haradinajt për humbjen e Kryeparlamentarit.

3) RINGJALLJE e qeverisjes status quo dhe të dobët të Prishtinës nga LDK- Mustafa

Ndryshimi nga qeverisja Thaçi në qeverisjen çfarë e kemi pa në Prishtinë nuk i duhet Kosovës.

Ne nuk mundemi dhe nuk do të pranojmë kërkesa të tilla. Po gaboni….

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Ndahet nga jeta legjenda e Woodstock-ut, Country Joe McDonald

Bota e muzikës humbi një ikonë. Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë Joe McDonald, i njohur si Country Joe McDonald, këngëtar, kompozitor dhe simbol...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit