23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

A do të shpëtojë Bllokun, Fatmir Limaj ?

Fatmir Limaj 230Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj po bën përpjekjet përfundimtare për ta shpëtuar Bllokun LVAN nga shpërbërja.

Burime të larta të Gazetës Blic brenda AAK-së kanë thënë se Limaj edhe gjatë ditës së sotme ka pasur takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Limaj e Haradinaj janë takuar edhe sot. Takimi ka ndodhur pas mbledhjes së Kryesisë së AAK-së”, ka thënë ky burim, mirëpo nuk ka dhënë detaje nëse ka një pajtueshmëri për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Bllokut. Ky burim, megjithatë ka thënë se negocitat mund të vazhdojnë edhe gjatë ditës dhe nuk përjashtohet edhe një takim i përbashkët i tërë Bllokut LVAN.

Gecaj ka shfaqur shpresën se mund të arrihet një marrëveshje e re ndërmjet partnerëve të Blloku LVAN.

“Ne po negociojme me AAK-në dhe me partneret tjerë të Koalicionit të Madh me shpresë se do të arrijmë një marrëveshje të re. Në këto negociata, është normale që partnerët të kenë qëndrime të ndryshme”, tha ai për Gazetën Blic.

Limaj edhe gjatë ditës së djeshme ishte takuar me Haradinajn, por nuk ishte arritur ndonjë rezultat.
Sidoqoftë, AAK dhe LDK janë betonuar për pozicionin e kryeministrit.

Edhe kryesia e AAK-së i ka dhënë sot mbështetje Ramush Haradinajt për postin e kryeministrit, duke mos e përjashtuar edhe mundësinë që të shkojnë me PDK-në.

Edhe LDK në anën tjetër vazhdon të këmbëngulë se atyre u takon posti i kryeministrit. Madje, deputeti i saj, Armend Zemaj ka thënë se nëse s’e marrin kryeministrin, LDK e ka shumë më mirë që të kaloj në opozitë./ Gazeta Blic

Më Shumë

Më 11 maj, organizohet manifestimi tradicional “Shtigjet e Lirisë”, në nderim të heroit Ilir Konushevci

Të hënën, më 11 maj 2026, organizohet manifestimi tradicional “Shtigjet e Lirisë”, në nderim të heroit dhe komandantit të logjistikës së UÇK-së, gjeneral major...

“Pse po më sheh shtrembër”, zënkë e çastit përfundon me plagosje në Gjonaj të Hasit

Një i mitur rreth moshës 17-vjeçare ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.   Sipas mjekëve, viktima ka marrë plagë...

Lajmet e Fundit