23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

“Bosi” i armëve nga Kukësi, mbetet në paraburgim në Prizren

arrestimi 2Gjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Izanit nga fshati Morinë i Kukësit të Republikës së Shqipërisë.

Izani dyshohet se ka kryer veprat penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse.

“I pandehuri , do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 14.11.2014 në ora 09:00, dhe do të zgjasë deri me datën 14.12.2014”,njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

Erion Izani dyshohet se me datën 14.11.2014 rreth orës 19:00 në hyrje të autostradës afër pikës kufitare në Vërmicë në shkelje të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materie plasëse, transportonte në qese të najlonit 126 fishek për pushkë të gjuetisë të kalibrit 12 mm.

“I pandehuri posa kishte dalë nga pjesa malore në afërsi të urës së parë nga Vërmica për në Prizren me të parë patrullën e policisë kufitare e hedhë qesen e najlonit nga dora ku i kishte 126 fishek”,njoftoi Kicaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija prek me postimin në ditën e lindjes së Shpat Kasapit

Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do...

Lajmet e Fundit