22.3 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

47 vepra garojnë për çmimet e “Global Kosova Art”

Global Kosova ArtGara e Artit, “Global Kosova Art”, që këtë vit shënon edicione katërt, veprimtarisë së vet garuese në fushën e arteve vizuale të karakterit ndërkombëtar, synon të aktivizojë potencialin kërkimor të artistëve që merren me artet pamore dhe shpërblen prurjet e reja në kuadër të temës konkurruese.

Tema për këtë vit ka qenë me “Dashuria për …?”, ndërsa punimet do të ekspozohen në fund të nëntorit. Në garë marrin pjesë 47 vepra të artistëve nga 16 shtete të botës. Në hapjen e ekspozitës do të ndahet çmimi “Global Art Contest-Kosova Art’4”, në vlerë prej  1,000.00 € dhe tri shpërblime speciale: çmimi: EU “Culture for All” A.R.S. Progetti S.P.A., çmimi i Ministrisë së Kulturës dhe çmimi i Fakultetit të Arteve të UP-së me nga 500 euro.

“Kriteret e vlerësimit nga Juria Profesionale janë të bazuara kryesisht në origjinalitetin dhe guximin kreativ të krijimeve në spikatje të temës si dhe të diversitetit kulturor të vendeve nga vijnë realizimet artistike. Pra, me 27 nëntor 2014, duke filluar nga ora 19.00 do të bëhet hapja e ekspozitës dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve në Galerinë e Fakultetit të Arteve (përballë Ministrisë së Arsimit)”, thuhet në njoftimin e Global Kosova Art, ndërsa shpërblimet ndahen nga përfaqësues të institucioneve përkrahëse në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Global Kosova Art”.

Organizator i kësaj ngjarjeje artistike është “Exarte” dhe kësaj radhe u mbështet nga “Kultura për të gjithë”, projekt i financuar nga BE menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e implementuar nga “A.R.S. Progetti S.P.A.” , Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit të Kosovës,  Fakulteti i Arteve të UP “Hasan Prishtina” si dhe nga Radio Televizioni i Kosovës.

Më Shumë

Komuna e Suharekës dhe UNDP-ja promovojnë transport të qëndrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me UNDP-në në Kosovë është arritur zbatimi i praktikave miqësore...

Posta e Kosovës dhe Policia në Prizren/ Bashkëpunim për shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik

Menaxheri i Postës së Kosovës – Regjioni i Prizrenit, Liri Ramadani, së bashku me stafin e tij, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit...

Lajmet e Fundit