20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Berisha: PDK-LDK, kalkulim karrierist i Isa Mustafës

ZafirBerisha11-14Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në emisionin “InfoMgazine” të Klan Kosovës tha se bashkimi i LDK-së me PDK-në është kalkulim karrierist i Isa Mustafës.

Berisha thotë se e njeh mirë liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, ndaj thekson se Mustafa nuk do ta ketë postin e kryeministrit.

“I gjithë ky kalkulim është bërë për karrierë individuale të z. Mustafa. Nuk jemi rishtas në jetën politike në Kosovë të mos i dimë dallimet midis LDK-së e PDK-së. Kjo është tendenca e fundit e Isës për të mbetur aktual në politikën e Kosovës”, tha Berisha, duke shtuar se për të koalicioni PDK-LDK është “më i panatyrshmi që ka ndodhur në Kosovë”.

“Vendi nga kjo nuk do të ketë ndonjë të mirë”, tha ai.

Më Shumë

Nderohet vepra e dëshmorit Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies heroike

Është kujtuar sot vepra dhe sakrifica e dëshmorit të kombit, Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares. Homazhet u zhvilluan...

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

Lajmet e Fundit