29.1 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Filloi restaurimi i mullirit më të vjetër në Prizren

mulliri 2Mulliri i ‘Tabakhanës’ është i vetmi që funksionon në Prizren. Mulliri ka formë drejtkëndëshe të ndërtuar me gurë lumi dhe me çati druri. Është i mbuluar me tjegulla tradicionale.

Objektit deri më tash i ka munguar përkujdesja institucionale. Për ta ruajtur mullirin, pronari me vetë-iniciativë dhe financim ka bërë renovime dhe riparime joprofesionale, gjatë periudhave të ndryshme kohore.

Drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha thotë se për të shpëtuar nga gjendja e keqe sot kanë filluar punimet për restaurimin e mullirit të ‘Tabakhanës’. Punimet do të mbikëqyren nga ekspertët e QRTK-së në Prizren.

“Objekti ka të gjitha elementet e një mulliri tradicional të Ballkanit. Ka hyrjen, vendin për kuaj,për drithëra të pa bluara, dhe të bluara, dhomën e mullingjisë,kanalin e ujit, etj”, tregon Hoxha.

“Arkitektura e ‘Tabakhanes’ është vernakular dhe e ndërtuar sipas nevojës së teknologjisë së punës me ç’rast është shfrytëzuar lumi i cili kalon pranë duke ndarë një pjesë të tij në formë të kanaleve (jaz) për nevojat e kohës”.

Mulliri i vjetër i ‘Tabakhanës’ ka rëndësi të madhe etnografike dhe arkitektonike. Ai ruan pajisje dhe rekuizita origjinale të kohës, njëherësh edhe procesi i bluarjes është tradicional duke shfrytëzuar fuqinë e ujit për fërkimin e gurëve që bën bluarjen e drithërave. “Nuk duhet harruar se procesi i bluarjes tradicionale është zhdukur pothuajse fare në këto treva”.

“Në Prizren është i vetmi mulli që është ende në funksion. Dihet se Prizreni vetëm gjysmë shekulli më parë ka pasur mbi 15 mullinj buzë rrjedhës së lumit”, tregon Hoxha.

mulliri
Sipas tij, renovimi i këtij mulliri, do të jetë një stimulim për zejet dhe prodhimtari tradicionale, që dita- ditës po shuhen.

“Duhet theksuar se ndërtesa e mullirit të vjetër gjendet brenda Qendrës Historike të Prizrenit, dhe në afërsi të saj janë edhe monumente tjera kulturo-historike, si ndërtesa e ‘Tabakhanës’, Kompleksi i Suziut (xhamia, tyrbe, biblioteka, ura, varezat e vjetra), ndërtesa e vjetër e Ryzhdijes (shkolla e mesme e ultë), ndërtesa e “Beledijes” , xhamia e Ahmet Beut, kroi i “Binbashi”-it, etj”.

Hoxha thotë se restaurimi dhe promovimi i mullirit të vjetër do të jetë i dobishëm në aspektin kulturor, ekonomik, turistik, arsimor, historik dhe tradicional./PrizrenPress.com/

Më Shumë

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

BiCredit vazhdon të zgjerohet për t’ju shërbyer edhe më afër! Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se kemi hapur pikën tonë të re në Prizren, për...

Afrim Tejeci: Bizneset janë të zhgënjyera me ecurinë e funksionimit të Parkut ITP në Prizren

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka shprehur shqetësimin e thellë të komunitetit të biznesit lidhur me ecurinë e zhvillimit...

Kërkimi

Lajmet e Fundit