10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Ardian Gjini këshillon Enver Hasanin: Kërko nga organet e rendit ta gjejnë atë vajzë

Ardian Gjini14Ndaj deklaratave të Enver Hasanit se ai me anë të një video të postuar në rrjetet sociale po shantazhohet nga zyrtarë të lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar edhe njëri ndër të apostrofuarit, Ardian Gjini.

Ja reagimi i plotë i Ardian Gjinit në Facebook:

Enver,

Fillimisht, po të tregoj se këtë video e kam parë në youtube, ndoshta, ndoshta pas teje. Dhe, jam shokuar.

Është shokuese nëse pretendimet e asaj vajze janë të vërteta. Por, është shokuese edhe nëse nuk janë të vërteta sepse kjo do të dëshmonte se deri ku mund të shkojnë logjikat e mbrapshta.

Dhe, këshilla ime për ty është që të kërkosh nga organet e rendit të merren me vërtetësinë e pohimeve, ta gjejnë atë vajzë, ta gjejnë prej ku është postuar videoja dhe ta zbardhin këtë rast për të cilin sinqerisht shpresoj të mos jetë i vërtetë.

Sa për Dastidin e Batonin, kemi qenë me qindra herë në të njëjtën tavolinë, sepse jemi miq. Edhe ata, edhe ti e dinë që unë nuk jam shantazhues.

Për këtë temë, po lexoj në media se kanë folur. Lexoji edhe ti me kujdes.(sic) /Telegrafi/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit shpall thirrje për mbështetje financiare për OJQ-të dhe individët në kulturë, rini dhe sport

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për organizatat joqeveritare dhe individët...

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Delirium

Lajmet e Fundit