Fotografi të monumenteve të Kosovës e Shqipërisë, në garën ndërkombëtare

Fotografi te monumenteveMonumentet e Kosovës kanë qenë në shënjestër të objektivit të aparateve të fotografëve shqiptarë. E njëjta ka ndodhur edhe me monumentet e Shqipërisë.

Të dyja vendet janë bërë pjesë e garës ndërkombëtare të fotografive, “Wiki Loves Monuments”. Kosova e Shqipëria këtë vit i janë bashkuar kësaj gare ku kanë marrë pjesë fotografë të ndryshëm nga më shumë se 40 shtete të botës, shkruan Koha Ditore.

Ky konkurs ndan çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Për të mbërritur në destinacionin final, fillimisht përzgjidhen fituesit e garës kombëtare. Kësisoj, juria e “Wiki Loves Monuments” ka përzgjedhur nga 10 fitues për secilin shtet. Qyteti mesjetar i Novobërdës, i fotografuar nga fotografi Arben Llapashtica, më pas Patrikana e Pejës e fotografuar nga Ismail Gagica, Manastiri i Deçanit dhe Ura Mesjetare me nëntë harqe, tashmë janë pjesë e faqes zyrtare të “Wiki…”.

Këto dhe fotografi të realizuara nga Bleron Çaka janë në mesin e 10 fituesve të garës kombëtare për Kosovë. Llapashtica është në mesin e dhjetëshes fituese edhe në garën kombëtare në Shqipëri me fotografinë e Kishës së Shën Todrit. Këto janë përzgjedhur në mesin e 500 fotografive dhe fill janë futur në garën ndërkombëtare për çmimin kryesor që do të ndahet muajin e ardhshëm.

Më Shumë

55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, zërit legjendar të The Doors

Sot shënohen 55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, kantautorit, poetit dhe vokalistit legjendar të grupit rock The Doors, i cili konsiderohet një nga...

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Lajmet e Fundit