5.1 C
Prizren
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Licencimi shpërfill inxhinierët!

Bilogji aplikativeMinistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT) ka shpërndarë pothuajse të gjitha licencat për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme të vendit. Këto licenca kanë mbetur të shpërndahen edhe në rajonin e Pejës për t’u plotësuar faza e parë e procesit të licencimit të mësimdhënësve. Mësimdhënësit e palicencuar ndonëse ishte paraparë të pajisen me licenca nuk i kanë marrë ato.

Ky proces është treguar i “dhimbshëm” për mësimdhënësit e kimisë inxhinierike, fizikës inxhinierike, biologjisë aplikative, të cilët të diplomuar në profilin jo arsimor kanë punuar në proces mësimor për disa vjet duke plotësuar mangësinë e kuadrit nga këta fusha. Inxhinierët e këtyre profileve ndihen të hendikepuar me moslicencim, ndërsa Ministria po bën përpjekje për t’u gjetur zgjidhje adekuate.

Tani këta mësimdhënës nuk janë licencuar (nuk kanë marrë leje pune). Moslicencimi ua rrezikon vendin e punës. MASHT-i nuk ka dhënë ende përgjigje definitive se çka do të bëhet me këtë kategori të mësimdhënësve, duke paralajmëruar si afat shtatorin kur pritet të jap një përgjigje për ta. Por, kjo ministri ditë më parë ka deklaruar se për mësimdhënësit me drejtim të pedagogjisë që japin mësim në ciklin klasor do të ofrohet trajnim një vjeçar për të plotësuar mangësinë që kanë pasur në program për këtë pozitë, ashtu siç ishte vepruar dhe me kuadrot me diploma të shkollave të larta. Kjo nuk është deklaruar nga MASHT për mësimdhënësit e fushave tjera që parashihen me ligj jo adekuat në proces mësimor.

Këta mësimdhënës janë drejtuar në departamentet e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) duke kërkuar zgjidhje. Udhëheqësi i departamentit të fizikës në FSHMN, Naim Syla ka thënë për gazetën “Zëri” se për çdo ditë në zyrën e tij vijnë mësimdhënës të kësaj fushe dhe ngrenë shqetësimin për rrezikimin e vendit të punës në shkollat fillore dhe të mesme për shkak se nuk kanë drejtim arsimor, por kanë qenë të punësuar tash e sa vjet në arsim në drejtimin inxhinierik të fizikës. “Në bazë të ligjit nuk mund të licencohen si mësimdhënës.

Kompetencat profesionale i kanë, por nuk kanë ato pedagogjike”, sqaron ai duke bërë të ditur se të diplomuarit në drejtimin inxhinierik vijnë dhe transferohen në drejtimin arsimor, për të ruajtur vendin e punës duke iu pranuar kështu provimet e dhëna në inxhinierike dhe duke dhënë shtesë të tjera provime për të kompletuar programin e drejtimit arsimor në afat prej katër vjetësh. “Mendojë se do të ishte humane nga MASHT që këtyre mësimdhënësve t’iu jepet afat shtesë prej dy vjetësh që të plotësojnë provimet e nevojshme për t’u kualifikuar si mësimdhënës në një bashkëpunim; departament, fakultet dhe Rektorat, pastaj ministri”.

Ky departament me konkursin e ri që do të shpallet për pranimin e studentëve të rinj në UP do të pranojë studentë në bachelor vetëm në një drejtim. Si pasojë e mungesës së kapaciteteve profesionale që ka theksuar edhe Agjencia e Kosovës për Akreditim para tre vjetësh në raportet e vlerësimit në këtë degë, pastaj numri në rënie i studentëve në drejtimin inxhinierik si dhe mungesa e tregut të punës për ta kanë ndikuar që fakulteti të vendos për një drejtim të përgjithshëm në fizikë në studimet themelore. Sipas tij ambienti industrial dhe ekonomik nuk i ka absorbuar studentët që kanë dal nga ky drejtim.

Me konkursin për pranimin e studentëve të rinj në UP, ai tha se do të ketë një drejtim të përgjithshëm bachelor të fizikës si dhe master shkencor.

Nga ana e tij edhe Kolegjiumi për Arsim dhe Kulturë në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka ngritur shqetësim për këtë kategori. Përfaqësues të këtij kolegjiumi kanë thënë se këtyre mësimdhënësve iu takon e drejta e plotësimit të pjesës ku konsiderohet se ka mangësi dhe jo të largohen nga procesi mësimor. Kryetari i këtij kolegjiumi, Azem Guri ka thënë se do të ngrit këtë çështje në Ministrinë e Arsimit për të kërkuar që këta mësimdhënës të mos dëmtohen e të humbin vendin e punës. Ai tha se këta mësimdhënës duhet të ndjekin trajnim për lëndët metodologjike të mësimdhënies në një farë forme të “mbulohen me letra”, pasi konsideron se shumica prej tyre kanë disa vjet të punësuar në arsim dhe tashmë kanë përvetësuar metodat e punës në proces arsimor, që me legjislacion iu mungon.

Ndërkaq, dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) Tahir Arbneshi ka thënë se nuk është kompetencë e tij të ndryshojë vendimet e institucioneve. “Nuk negociojmë jashtë asaj që thuhet në vendim”, ka theksuar ai duke aluduar në udhëzimin administrativ për licencim që kufizon këto kuadro të punojnë në arsim.

E, zyrtarët e MASHT-it pavarësisht se deklarojnë se do të bëhet zgjidhje, prapë nuk japin shumë shpresë për këtë kategori të mësimdhënësve. Zëvendësministri i Arsimit, njëherit edhe kryetar i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, Nehat Mustafa ka thënë se kjo ministri ka mbetur të shpërndajë vetëm licencat në rajonin e Pejës përndryshe procesi, sipas tij, ka ardhur në prag të përfundimit.

Megjithëkëtë, ka konfirmuar se licencat nuk janë shpërndarë për ata mësimdhënës që me kritere të licencimit, ai tha se nuk iu ka takuar leja e punës. Mustafa ka theksuar se komisioni për licencim është duke hulumtuar formën më të mirë për të mos dëmtuar askënd që meriton të jetë në proces mësimor, por shton se “me kohë ata e kanë ditur se po studiojnë një drejtim jo arsimor dhe nuk duhet të shpresojnë shumë”. Licencimi është ideuar në këtë formë në vitin 2008. Si proces ka filluar të formësohet në vitin 2009.

Të mos largohen nga puna

Kolegjiumi për Arsim dhe Kulturë në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka ngritur shqetësim për këtë kategori. Përfaqësues të këtij kolegjiumi kanë thënë se këtyre mësimdhënësve iu takon e drejta e plotësimit të pjesës ku konsiderohet se ka mangësi dhe jo të largohen nga procesi mësimor. Kryetari i këtij kolegjiumi, Azem Guri ka thënë se do të ngrit këtë çështje në Ministrinë e Arsimit për të kërkuar që këta mësimdhënës të mos dëmtohen e të humbin vendin e punës.

Më Shumë

Qyteti i kulturës pa objekte kulturore

Fahri Musliu  Dy koncerte me muzikë dhe valle popullore, të mbajtura (në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit 2024) në Shtëpinë e Kulturës të...

Sot festohet Krishtlindja

Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në...

Lajmet e Fundit