20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Mosmarrëveshjet midis PDK-së e LDK-së, mund ta shtyjnë konstituimin e Kuvendit

Thaci e Mustafa14-23Analisti politik, Naim Rashiti, thotë se edhe pse gjuha midis dy partive që arritën marrëveshje për të bashkëqeverisur, PDK-LDK, është pozitive, midis tyre ka ende antagonizma.

Rashiti në emisionin “InfoMagazine” në KlanKosova konsideroi se marrëveshja midis PDK-së e LDK-së është shumë e paqartë. Ai thotë se në këtë marrëveshje ende është gjithçka e hapur.

“Mendoj se gjithçka është e hapur dhe në marrëveshje. Kjo marrëveshje është për të dy liderët. Ata shumë lehtë do të merren vesh për ministrat. Por, e gjithë çështja është tek kryeministri. Andaj unë nuk e besoj se edhe seanca do të mbahet më 8 dhjetor”.

“Programi dhe qeverisja janë tepër të rëndësishme në këtë fazë për të dy partitë politike”.

“Mos të besojmë se pas gjashtë muajsh kanë arritur këto parti t’i afrojnë qëndrimet. Midis tyre ka shumë antagonizma edhe pse tash gjuha nga PDK dhe LDK është shumë pozitive”.

Rashiti tha se koalicioni në fjalë ka bërë detyra të mëdha, teksa shtoi se ai nuk e ka çështje primare qeverisjen në vend, për kryerjen e detyrave ndërkombëtare.

Ndërkaq, analisti Petrit Zogaj thotë se në situatën politike në vend s’ka mbetur shumë për t’u befasuar.

Siapas tij, nuk është shumë i rëndësishëm se kush do të jetë kryeministri, sa është e rëndësishme se çfarë vendime do të merr ai.

“S’mund të befasohemi nëse zoti Mustafa nuk do të dalë kryeministër. Me gjithë hezitimin, ka një tendencë për t’i ulur ambiciet e disa njerëzve që kanë për poste”.

“Ne jemi duke interesuar shumë më shumë se kush do të jetë kryeministër se çfarë do të bëjë ai kryeministër. E rëndësishme është se çfarë vendime do të merr ai”.

“Nuk e besoj se zoti Thaçi do të jetë kryeministër dhe PDK do ta ketë kryeministrin. Besoj se kryeministri do të jetë brenda LDK-së”.

“Për demokracinë dhe qeverisjen në vend mendoj se është i dëmshëm koalicioni PDK-LDK. Këtu nuk bëhet fjalë për çfarë programi qeverisës po flitet”, tha Zogaj.

Më Shumë

Filloi Shkolla Verore Ndërkombëtare në Prizren

Me një ceremoni solemne të zhvilluar më 30 korrik 2025 në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, dje u hap zyrtarisht Edicioni i Katërt...

U raportua se u sulmua, deputeti Adem Hoxha reagon me një postim, ankohet që goranët s’kanë rrymë qe tri ditë

Më herët u raportua se deputeti goran Adem Hoxha ishte sulmuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zlipotok të Dragashit derisa ishte bashkë me...

Lajmet e Fundit