14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Fazliu: Fati i 1 mijë nxënësve duhet të qartësohet

Faik FazliuDuhet të qartësohet fati i njëmijë nxënësve që po presin të nisin studimet në Universitetin e Prishtinës. Veteranët duhet të jenë të matur në protesta. Qëndrimet e Ministrisë së Arsimit dhe të Kryeministrit janë të qarta. Shefi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK’së në Zyrën e Kryeministrit, Faik Fazliu, flet për Express.

Express: Cila është këshilla juaj për veteranët, të cilët do të dalin për të protestuar me kërkesë për pranimin e familjarëve të tyre në Universitetin e Prishtinës?

F. Fazliu: Nuk kam ndonjë këshillë, por ne si Zyra e Kryeministrit jemi duke punuar me procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK’së dhe jemi në fund. Kam qenë në njohuri se ka ekzistuar një njohuri mes UP’së dhe këtyre kategorive. Por, gjithsesi organet e shoqatave të dala nga lufta, gjithsesi, mendoj se duhet të jenë gjithë të matur dhe duhet që kërkesat dhe të drejtat e këtyre kategorive të realizohen në bazë të ligjit dhe asaj që iu takon.

Express: Rrjedhimisht, sipas jush, duhet të respektohet Memorandumi dhe të pranohen ata njëmijë studentë në UP?

F. Fazliu: Nuk po e them këtë e as atë, sepse nuk është çështje që na takon neve. Këto janë çështje që janë mes shoqatave dhe Rektoratit. Ju e dini edhe qëndrimin e Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministri ka kërkuar që këto çështje të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe të mos ketë përplasje ose trazira në mënyrë që të kërkohet një zgjidhje e drejtë. Personalisht, nuk kisha dashur të bëhem pjesë e asnjërës palë. Por, gjithsesi do të ishte mirë që vendimet e organeve të shoqatave të dala nga lufta të jenë vendime të arsyeshme.

Express: A është gabim nëse ata dalin dhe protestojnë dhunshëm para Rektoratit?

F. Fazliu: Kjo nuk është pyetje që më takon mua të përgjigjem dhe nuk dua të përgjigjem në këtë pyetje. Për këtë mund të flisni me shoqatat e dala nga lufta.
Express: Sipas jush, a duhet të qartësohet gjithë kjo situatë pasi ata njëmijë studentë po presin të nisin studimet?

F. Fazliu: Mendoj se kjo duhet të qartësohet, por ju nuk e keni thirrur njeriun e duhur për të folur për këtë temë.

Më Shumë

Vdiq një person në Prizren, u rrokullis me motor

Një person ka vdekur pasi ishte rrokullisur me motor në Prizren të enjten. Policia ka njoftuar se viktima ishte shtetas i huaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ “Raportohet se si pasojë...

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Lajmet e Fundit